Connect with us

Home

Nuk ka transfer tek Barcelona

Published

on

Barcelona nuk arriti të bënte lëvizjen e madhe sonte në orët e fundit të merkatos, për Bernardo Silva.

Skuadra katalane thuhet të ketë tentuar deri në fund për transferimin e portugezit Bernardo Silva, por në fund s’arritën marrëveshje.

Gerard Romero bën të ditur se Barca dhe Jorge Mendes, agjenti i lojtarit, punuan gjatë gjithë ditës për të kompletuar këtë transferim.

Megjithatë, Barca s’arriti të largonte kartonin e Memphis Depay dhe kjo pamundësoi finalizimin e marrëveshjes.

Kishte një periudhë gjatë ditës ku Barca kishte besim maksimal se lëvizja do të bëhej.

Tani, gjithçka është e mbyllur. 

Continue Reading

Lajmet në Trend

Copyright © 2021 LajmeSportive

Resize text