Connect with us

Premier League

Nuk dëshpëron Arsenali, Topçinjtë shënojnë fitore komode ndaj Aston Villës

Published

on

0 0
Read Time:1 Minute, 9 Second

Arsenali ka vazhduar me fitore edhe në xhiron e dytë të Premierligës, kësaj radhe duke mposhtur një kundërshtar aspak të lehtë, siç është Aston Villa.

Në Villa Park, Topçinjtë fituan me rezultat 2:0, me të dy golat të shënuar në pjesën e dytë.

Pjesa e parë e takimit ishte në të mirë të skuadrës së Mikel Artetës, duke dominuar posedimin e topit, por që raste shumë të mira nuk erdhën nga asnjëra palë, dhe me rezultatin 0:0 shkuan në pushim.

Futboll më i barabartë u zhvillua në pjesën e dytë, madje Aston Villa rrezikoi shumë për të dalë e para në epërsi, por David Raya ishte në vend për ta shpëtuar skuadrën e tij.

Pas atij rasti, Arsenali u këndell dhe filloi të kërkonte fitoren me ngulm.

Goli i parë i takimit erdhi në minutën e 67-të, kur Trossard shënoi vetëm dy minuta pasi u aktivizua, i asistuar nga Gabriel Martinelli.

10 minuta më vonë, Bukayo Saka, asistoi për Thomas Partey, me këtë të fundit që me një goditje shumë teknike, e mposhti Emi Martinezin, për ta dyfishuar epërsinë.

Deri në përfundim të ndeshjes nuk pati ndryshim në rezultat, me Arsenalin që iu gëzua fitores së dytë në po aq ndeshje në Premierligë, e në anën tjetër Aston Villa pëson humbjen e parë, pasi në xhiron hapëse kishte fituar në udhëtim te West Ham United.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Continue Reading
Click to comment

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Premier League

Obi Mikel tregon pse Chelsea dështoi ta transferojë Osimhenin

Published

on

0 0
Read Time:1 Minute, 1 Second

Ish sulmuesi John Obi Mikel thotë se Chelsea kishte arritur marrëveshje personale me Victor Osimhenin, por marrëveshja dështoi shkaku i disa detajeve të vogla.

Chelsea bëri një lëvizje të vonshme për të nënshkruar me nigerianin, por që skuadra e Premierligës nuk ishte në gjendje ta kompletonte marrëveshjen.

Obi Mikel ka zbuluar se luajti rol në negociatat mes dy palëve, por që marrëveshja ishte vetëm disa orë larg finalizimit.

“E di çfarë Victor dëshironte, çfarë i ofroi klubi. Në fund morëm pak kompromis nga dy palët, ishin thjesht disa gjëra të vogla, dokumente, testet mjekësore dhe disa probleme që nuk i mbyllëm shkaku që nuk kishim kohë”.

“Të dy palët vërtetë luajtën rol për ta mbyllur marrëveshjen dhe e propozova te Chelsea sepse i shoh ambiciet se ku duan ta dërgojnë klubin dhe nga ana e Victorit, se sa dëshironte të vinte”.

“Ishte i zhgënjyer që nuk ndodhi. Fola kur u mbyll afati, biseduam për 20 minuta, i thashë: “Jam këtu për ty, mbaje kokën poshtë, duhet të punosh shumë, vazhdo stërvitu. Nuk është situata më e mirë, por je i fortë”.

Ndërkohë, Osimhen kaloi te Galatasaray në formë huazimi pa opsion blerje, por ka raportime se mund të largohet qysh në janar.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
100 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Continue Reading

Premier League

Liverpool pa mëshirë ndaj Manchester Unitedit, e mposht me rezultat të thellë në Old Trafford

Published

on

0 0
Read Time:1 Minute, 7 Second

Liverpooli e ka mposhtur me rezultat të thellë 3:0 Manchester Unitedin në shtëpinë e saj në Old Trafford, në kuadër të javës së tretë të Premierligës.

Të kuqtë nga Merseyside vazhdojnë me pikë të plota, ashtu si Manchester City, teksa Djajtë e Kuq kanë vetëm një fitore, duke pësuar kështu edhe humbjen e dytë me radhë.

Përballja në Old Trafford ishte e balancuar në tërësi, por skuadra e Arne Slot ishte shumë më konkrete, duke shënuar në të gjitha rastet që gjuajtën në drejtim të Andre Onanën, e në anën tjetër vendasit nuk i konkretizuan rastet e mira.

Luis Diaz shënoi golin e parë të ndeshjes në minutën e 35-të, i asistuar nga Mohamed Salah, por që mysafirëve paraprakisht VAR ua kishte anulua një gol për pozitë jashtë loje.

Kolumbiani e shënoi shpejt edhe golin e dytë personal. Saktësisht në minutën e 42-të, Salah asistoi përsëri e Diaz e çoi topin në rrjetë për 2:0, rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë e takimit.

Në 45 minutat në vazhdim u shënua vetëm një gol, teksa Alisson bëri dy pritje të mira, për të ndihmuar skuadrën të mos pësonte gol në këtë takim.

Golin për rezultatin përfundimtar 3:0 e shënoi Mohamed Salah në minutën e 56-të, me hungarezin Dominik Szoboszlai që ishte në rolin e asistuesit.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Continue Reading

Premier League

Crystal Palace i merr pikë Chelseas në ‘Stamford Bridge’

Published

on

0 0
Read Time:34 Second

Crystal Palace kthehet me një pikë të madhe nga derbi i Londrës që u zhvillua në stadiumin “Stamford Bridge”.

Chelsea zhgënjeu tifozët e vet me këtë barazim me rezulktat 1:1 në duel me Crystal Palacen, në kuadër të javës së 3-të të Premier League.

Jackson shënoi në minutën e 25-të pas asistimit të Palmer. 

Kjo epërsi e vendasve ka zgjatur deri në minutën e 54-të, kur Eze i Crystal Palace ka barazuar rezultatin 1:1.

Chelsea renditet në pozitën e 11-të me 4 pikë e Crystal Palace në të 16-tin me 1.

Crystal Palace pas dy humbjeve shijoi pikën e parë në edicionin e ri..

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Continue Reading

Lajmet në Trend

Copyright © 2021 LajmeSportive

Resize text-+=