AdBlock Detected

It looks like you're using an ad-blocker!

Our team work realy hard to produce quality content on this website and we noticed you have ad-blocking enabled.

Një tjetër sezon pa trofe? Man United me një lojtar më pak e eliminon Arsenalin nga FA Cup

Një tjetër sezon pa trofe? Man United me një lojtar më pak e eliminon Arsenalin nga FA Cup

Manchester Unitedi edhe pse me një lojtar më pak nga minuta e 63-të e ka eliminuar Arsenalin nga 1/32 e finales së FA Cup.

“Djajtë e Kuq” fituan në penallti me rezultat 3:5 pasi epilogu i kohës së rregullt doli të jetë 1:1.

Arsenali e nisi më mirë, duke qenë më agresive dhe në fakt e gjeti rrugën drejtë rrjetës me Gabriel Martinellin, por që u anulua për pozitë jashtë loje.

Fati i keq për vendasit ishte kur Gabriel Jesus u dëmtua rëndë në fushë, kësisoj u zëvendësua nga Raheem Sterling.

Në pjesën e dytë, Alejandro Garnacho vodhi një top në mesfushë për të asistuar te Bruno Fernandes, i cili me një goditje të saktë e zhbllokoi rezultatin (52’).

Sidoqoftë, vetëm nëntë minuta më vonë Diogo Dalot mori kartonin e dytë të verdhë kësisoj u ndëshkua me karton të kuq. Nuk vonoi shumë dhe Arsenali u kthye në lojë përmes mbrojtësit Gabriel, i cili shënoi vollej (63’).

Arsenali lehtë mund ta mbyllte ndeshjen mirëpo Martin Odegaard dështoi nga pika e bardhë, penallti të cilën e shkaktoi Harry Maguire.

Vlen të ceket se portieri Bayindir bëri dy pritje brilante në fundin e ndeshjes për t’ia mohuar golat Kai Havertz dhe Declan Rice, duke e dërguar lojën në vazhdime.

Edhe në dy pjesët nga 15 minuta nuk u përcaktua fituesi shkaku që të dy skuadrat dështuan t’i konkretizonin rastet, kësisoj gjithçka u vendos në penallti.

Nga pika e bardhë fytyra tragjike e “Topçinjve” ishte mesfushori Kai Havertz, derisa “Djajtë e Kuq” ishin të pagabueshëm.

Resize text