Connect with us

Transfer ZONE

Një tjetër përforcim për mesfushën, Liverpool piketon talentin danez

Published

on

“Të Kuqtë” e Liverpool e fuqizuan jo pak repartin e mesfushës gjatë merkatos së verës së shkuar, teksa arritën të transferonin lojtarë me goxha potencial, si Dominik Szoboszlai, Alexis Mac Allister, Endo e Ryan Gravenberch, lojtarë këta që menjëherë kanë bërë ndryshimin në organizimin e lojës së 5 herë fituesve të Champions League.

Mirëpo, duket se për bordin e “gjigantëve” të Premier League këta lojtarë nuk mjaftojnë dhe tanimë kërkohet një tjetër mesfushës dhe sipas raportimeve më të fundit të tabloideve britanike lojtari është gjetur dhe vjen nga një ekip i Serie A.

Bëhet fjalë për 22-vjeçarin e Genoa, Morten Frendrup, i cili deri më tani ka shkëlqyer me skuadrën e tekniku Alberto Gilardino, ku në 37 javët e luajtura sezonin e shkuae ku ka nisur thuajse çdo sfidë si titullar i padiskutueshëm, teksa pëgjatë këtyre sfidave ka arritur të ndihmojë edhe shokët e tij të skuadrës, me 2 gola dhe 6 asistime.

Continue Reading

Lajmet në Trend

Copyright © 2021 LajmeSportive

Resize text