AdBlock Detected

It looks like you're using an ad-blocker!

Our team work realy hard to produce quality content on this website and we noticed you have ad-blocking enabled.

Nga 16 pikë disavantazh, Trepça fiton me përmbysje ndaj Pejës

Nga 16 pikë disavantazh, Trepça fiton me përmbysje ndaj Pejës

Kampioni i Kosovës në fuqi, KB Trepça ka bërë përmbysje të madhe, ku ishte 16 pikë disavantazh, për të fituar në fund ndaj KB Pejës me rezultat 94:85.

Mitrovicasit nuk e kanë nisur në mënyrën më të mirë sezonin e ri, pasi fituan gjithçka në atë që lamë pas.

Fillim të mirë nuk pati as sot në Mitrovicë, në palestrën Minatori.

Peja u paraqit shumë mirë në pjesën e parë, madje në një moment krijoi epërsi prej 16 pikëve.

Çereku i parë u mbyll në të mirë të mysafirëve me rezultat 24:16.

Trepça u këndell paksa në 10 minutat në vazhdim, duke fituar me një pikë epërsi 26:25, për të shkuar në pushim me rezultatin 42:49 në të mirë të Pejës.

Çereku i tretë ishte treguesi i vërtetë i forcës. Trepça e shkatërroi tërësisht Pejën në çdo repart, duke ia shënuar 32 pikë, e pranuar vetëm 18.

Pra Trepça hyri në 10 minutat vendimtar me shtatë pikë epërsi, dhe këtë diferencë vetëm se e rriti deri në përfundim të takimit, pasi e fituan edhe çerekun e katërt me rezultat 20:18.

Në fund, Trepça triumfoi me rezultat 94:85, apo nëntë pikë epërsi.

Më i dalluari i ndeshjes ishte Malik Johnson me 24 pikë, tre rebounds e pesë asistime, ndërsa u ndihmua edhe nga pesë lojtarë të tjerë që shënuan pikë dyshifrore.

Te Peja u dallua Darnell Cowart me 20 pikë, teksa vendorët nuk ishin fare në disponim.

Kjo është fitorja e katërt e mitrovicasve, krahas edhe dy humbjeve në gjashtë ndeshjet e para të Superligës së Kosovës. Në anën tjetër, Peja ka pësuar humbjen e katërt dhe ka vetëm dy fitore deri më tani.

Resize text