Neuer : San Siro pret ndeshje të madhe

0 0
Read Time:43 Second

Manuel Neuer mezi pret të zbresë në ‘San Siro’ për ndeshjen ndaj Inter.

Skuadra e Inter luan sonte ndeshjen e parë në Champions League këtë edicion dhe mysafire do ta ketë skuadrën kampione të Bundesliga, Bayern Munich.

Portieri i Bayern, Manuel Neuer ka thënë se është qejf loja në ‘San Siro’, pasi atmosfera aty është speciale.

“Të luash në ‘San Siro’ është gjithmonë speciale, edhe për mua, është gjithmonë ndjenjë e mirë. Kam luajtur në çerekfinale ndaj Inter këtu me Schalke 04 dhe ishte eksperiencë unike në karrierën time”, ka thënë Neuer.

“Inter janë skuadër e fortë, ne nuk i nënvlerësojmë ata dhe nuk marrim asgjë si të garantuar. Duhet të përdorim të gjitha kualitetet, për të dëshmuar se duam të shkojmë në fazën e nokautit”, shtoi gjermani.

Ndeshja mes Bayern dhe Inter do të luhet sonte me fillim nga ora 21:00. 

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %