Connect with us

Kombetarja Shqiptare

Në prag të ndeshjes ndaj Moldavisë, kryeministri Rama viziton kombëtaren

Published

on

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ishte mysafir special i Kombëtares shqiptare mbrëmjen e së hënës. Ai u shfaq pranë ekipit së bashku me Presidentin e FSHF-së, Armand Duka, duke i uruar skuadrës suksese para ndeshjes me Moldavinë, e vlefshme për kualifikueset e “Euro 2024”. Një takim mes batutash, por nga ana tjetër në fushë kërkohet përqendrim maksimal për të siguruar që të premten një biletën për në finalet e Kampionatit Europian.

Fjalën e mori i pari Presidenti Duka, i cili i bëri thirrje skuadrës që ta shohë duelin me Moldavinë si finale dhe të mos bëjë llogari për të marrë një pikë.  “Asnjë nga ne nuk mund të mendojë që kjo ka mbaruar, por përkundrazi, sa më lart të shkosh aq më e vështirë është. Moldavia është ekip shumë i fortë, nuk ka humbur asnjë ndeshje në shtëpi. Por NE, JU, jeni akoma më të fortë, por duhet të keni përqendrimin maksimal. Nuk duhet të shkojmë në Moldavi në asnjë mënyrë për të menduar që na duhet një pikë ose për të bërë llogari, por duhet të shkojmë si në të gjitha ndeshjet e tjera.
https://www.youtube.com/embed/03zy2W3ldvk

Jeni vërtetë më të mire, por atë duhet ta tregoni në fushë. Nuk dua të zgjatem shumë. Dua ta falënderoj edhe një herë kryeministrin që është sot me ne. Duhet të përqendrohemi te Moldavia. Asnjëherë mos mendoni se kemi dy ndeshje. Misteri thotë që kemi dy finale, ju mendoni për nje finale: Moldavia”.tha Duka, duke uruar që Kombëtarja të kthehet me fitore nga Moldavia.

Më pas fjalën e mori kryeministri Edi Rama, i cili vlerësoi paraqitjet e mira të skuadrës gjatë fushatës kualifikuese të “Euro 2024” dhe theksoi se futbollistët kuqezi e kanë nderuar fanellën që mbajnë veshur.

“Të them të drejtën, që kur ju kam parë juve në fillim, i thashë që mbaje mend që kjo punë ka për të shkuar mirë, sepse këta luajnë futboll. E them këtë në kuptimin që mbajmë topin. Kemi bërë edhe disa fitore më parë, por top nuk kemi mbajtur me thënë të drejtën. Tani jeni përzier mirë, disa me eksperiencë, disa të rinj, kështu që unë erdha vetëm që t’ju shoh, t’ju uroj sukses. Unë shpresoj shumë të shkojë mirë. Detyrat e juaja ju i dini vetë, nuk ka nevojë t’ua tregoj unë e t’ju flas unë. Ju e keni nderuar këtë fanellë deri tani, e keni rrit shumë stekën dhe pritshmëritë”, u shpreh Rama në bisedën që pati me futbollistët dhe stafin e Kombëtares.

Kombetarja Shqiptare

Sylvinho drejt largimit? Tekniku brazilian bëhet opsion për Inter Miamin

Published

on

Përzgjedhësi i Shqipërisë Sylvinho është një nga opsionet për të marrë drejtimin e Inter Miamit në verë.

Trajneri aktual i Inter Miamit Tata Martino thuhet se do ta njoftojë të premten largimin nga detyra për arsye personale, ndërsa edhe e ka informuar klubin amerikan.

Inter Miami ka nisur punën për të gjetur pasuesin e Martinos, duke konsideruar disa emra, e mesin e tyre është edhe tekniku brazilian Sylvinho.

Prioriteti i Inter Miamit megjithatë është Xavi Hernandez, por gjasat që të realizohet një marrëveshje e tillë duket se janë të vogla shkaku që ky i fundit dëshiron të ketë sukses në Evropë, pas periudhës që kaloi te Barcelona.

E vetmja gjë që mund ta tërheq Xavin është padyshim mundësia për të stërvitur disa ish bashkëlojtarë si Leo Messi, Sergio Busquets, Jordi Alba dhe Luis Suarez.

Pas Xavit, dy më të preferuarit janë Sylvinho e Javier Mascherano ndërsa në listë ka edhe emra të trajnerëve si Tite, Joachim Low, Frank Lampard, Erik ten Hag, Max Allegri, Maurizio Sarri, Jurgen Klinsmann dhe Jurgen Klopp.

Continue Reading

Kombetarja Shqiptare

Flakadanë drejt stadiumit, në “Air Albania” vendosen rrjeta për të penguar reagimin kuqezi kundër Çekisë

Published

on

Kombëtarja shqiptare sonte përballet me Çekinë në stadiumin “Air Albania”. Kjo sfidë e shumëpritur nis në orën 20:45 dhe vlen për Nations League.

Synimi i kuqezinjve është kapërcimi në një vazo më lart dhe për këtë i duhet një fitore në takimin e sotëm, ku pritet që formacioni ynë të jetë i gjithi në sulm.

Tifozët kuqezi kanë nisur marshimin drejt stadiumit. Duket e qartë se pritshmëritë tona janë të larta.

Flakadanët dhe koret në mbështetje të kuqezinjve nuk mund të mungonin. Ndërkohë, në “Air Albania” sonte janë vendosur rrjeta në dy anët e tifozerive pas portave.

Kjo, për të garantuar sigurinë, sepse tifozët kuqezi mund të reagojnë keq pas provokimeve që Çekia pati në bërë në ndeshjen që luajtëm në Pragë.

Continue Reading

Kombetarja Shqiptare

Tuci: I njoh mirë çekët, janë të fortë fizikisht dhe luajnë me topa të gjatë

Published

on

Indrit Tuci doli në konferencë për mediat në prag të sfidës ndaj Republikës Çeke. Sulmuesi i Spartës së Pragës i njeh mjaft mirë kundërshtarët dhe është gati që të lërë gjurmë.

“Nuk kam presion, por me qejf pasi është hera ime e parë që do të luaj në Arenën Kombëtare dhe do të jetë sold out. E marr më shumë si tip motivimi dhe jo presioni, unë jam gjithmonë i gatshëm për të dhënë më të mirën.

I njoh mirë çekët, se kanë një stil loje me topa të gjatë dhe fizikisht të fortë. Duhet ti mbulojmë sa më mirë dhe ti neutralizojmë, dhe të kënaqim tifozët. Besoj që jam gati se kam bërë gjithë kontrollet, më kanë dalë me sukses, këtu jemi për Kombëtaren dhe duhet të japim gjithçka.

S’mund të them që janë pak 3 gola në 4 ndeshje, ne kemi 6 pikë aq sa kanë dy skuadra të tjera, ne të gjithë duam të shënojmë gol por do t’ia dalim me sukses se po stërvitemi mjaft mirë.

Kam ardhur këtu për të dhënë më të mirën, këtu është ndryshe se me klubin. Aq sa do futesh në futesh duhet të japësh maksimumin. Unë luaj me qendërmbrojtësin e Çekisë, por u dëmtua dhe më vjen mirë që s’do të luajë kundër nesh. Çdo ditë e mendoj golin dhe si mund ta shënosh, por dua të ndihmoj ekipin”, tha Tuci.

Continue Reading

Lajmet në Trend

Copyright © 2021 LajmeSportive

Resize text