AdBlock Detected

It looks like you're using an ad-blocker!

Our team work realy hard to produce quality content on this website and we noticed you have ad-blocking enabled.

Në Francë e bëjnë të sigurt, Didier Deschamps largohet nga kombëtarja

Në Francë e bëjnë të sigurt, Didier Deschamps largohet nga kombëtarja

Trajneri i kombëtares së Francës në futboll, Didier Deschamps do të njoftojë sot se nuk do të rinovojë kontratën e tij si trajner i Bluve dhe për këtë arsye do të largohet pas Kupës së Botës 2026, sipas një informacioni nga L’Equipe.

Sipas lajmeve ai do të bëjë të ditur vendimin e tij sot. Deschamps, 56 vjeç, e ka kuptuar tashmë disa muaj më parë se ka ardhur koha për t’i dhënë fund kësaj eksperience të jashtëzakonshme dhe është i bindur se ka ardhur momenti për të zyrtarizuar gjithçka. Trajneri është në krye të Francës që prej vitit 2012.

Me Francën, Deschamps fitoi Kupën e Botës 2018 dhe humbi dy finale të mëdha në Euro 2016 dhe Kupën e Botës 2022. Deschamps fitoi gjithashtu Ligën e Kombeve 2021 dhe ai do të ketë mundësinë ta përsërisë këtë sukses në këtë kompeticion me ‘Les Bleus’ që do të përballet me Kroacinë në çerekfinale marsin që vjen.

 

Resize text