Connect with us

Superkupa e Kosoves

Ndeshja mbetet e hapur – Prishtina rikthehet, barazon shifrat me Ballkanin

Published

on

Ballkani ka arritur ta dyfishojë epërsinë ndaj Prishtinës në finalen e Kupës së Kosovës.

Rezultati aktual është 2:0 për suharekasit.

Për 2:0 realizoi Meriton Korenica në minutën e 52-të të takimit.

Fillimi i pjesës së dytë u vonua për shkak se tifozët “Plisat” e qëlluan me gjësende portierin e Ballkanit, Enea Koliçin.

Continue Reading

Superkupa e Kosoves

Llapi e Malisheva kalojnë në 1/8 e Kupës së Kosovës

Published

on

Sot janë zhvilluar dy ndeshjet e para të rrethit të dytë të Kupës së Kosovës në futboll.

Llapi ka shënuar fitore të lehtë në përballje me Phoenixin, në stadiumin “Zahir Pajaziti”, me rezultat 4:1.

Pjesa e parë ishte më e baraspeshuar, teksa serinë e golave për llapjanët e hapi Hamdi Namani, në minutën e 29-të.

Epërsinë në 2:0 e shtoi Elvir Gashijan, në minutën e 66-të, derisa më pas realizuan edhe Arbnor Ramadani (80′) dhe Mërgim Cërnavërni (84′).

Golin e vetëm për Phoenix-in e realizoi Enis Miranaj (85’).

Ndërkohë skuadra tjetër e elitës, Malisheva ka kaluar në 1/8 e finales me vështirësi, pasi ka shënuar fitore me rezultat të ngushtë ndaj Kikës, 3:2.

Continue Reading

Superkupa e Kosoves

Ballkani ballafaqohet sot me Dukagjinin

Published

on

Ballkani dhe Dukagjini do të luajnë sot nga ora 13:00.

Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin e Suharekës.

“Rikthehemi të luajmë në Superligë! Nesër me fillim në orën 13:00, në stadiumin e qytetit në Suharekë, ndeshemi me Dukagjinin. Na priftë e mbara”, shkroi FC Ballkani në një postim në rrjetet sociale të bërë të dielën.

Kjo përballje zhvillohet në kuadër të xhiros së 14-të në Superligën e Kosovës, transmeton Klankosova.tv.

Ballkani kryeson në këtë ligë me 29 pikë, ndërsa Dukagjini ka 17 pikë.

Continue Reading

Superkupa e Kosoves

E futi në Superligë, Liria ndahet me trajnerin

Published

on

Liria e Prizrenit nuk do të drejtohet më nga Xhengiz Rexhepi. Skuadra e rikthyer në Superligë ka njoftuar se ka ndarë rrugët me trajnerin e deritanishëm.

“Faliminderit Xhengis !

Me inkuadrimin në Superligë, Liria dhe trajneri Xhengis Rexhepi, kan ndarë rrugët.

Kontrata e klubit me trajnerin, ka qenë deri në përfundim të stinorit, që zyrtarët e vlerësojnë të suksesëshëm.

Klubi, e falënderon për punën profesionale dhe suksesin e arritur.

‘Po ndahemi me marrëveshje të dyanshme, dhe me bindjen që kjo nuk është lamtumirë.

Dera për trajnerin Xhengis Rexhepi , do të jetë e hapur gjithmonë’, thonë drejtues të Lirisë. Klubi i dëshiron suksese në vazhdim, duke e falënderuar në emër të tifozëve e adhuruesve  anë e kënd,  për punën dhe suksesin e treguar” thuhet në njoftimin e klubit.

Continue Reading

Lajmet në Trend

Copyright © 2021 LajmeSportive

Resize text-+=