Juventusi e ka pësuar humbjen e parë të sezonit në Serie A, pasi është mposhtur nga Napoli me rezultat 2:1.
Zonja e Vjetër kishte epërsinë fillimisht, por nuk arriti ta ruante rezultatin, me liderin aktual të elitës së futbollit italian që përmbysi gjithçka në pjesën e dytë.
Pjesa e parë e takimit i takoi skuadrës së Thiago Mottas, që krijuan dy raste të mira shënimi, njërën nga të cilën e konkretizuan, ndërsa Napoli nuk gjuajti në drejtim të portës asnjëherë në 45 minutat e parë.
Randal Kolo Muani debutoi me gol te Juventusi. Ai shënoi për 1:0, dy minuta para fundit të pjesës së parë, dhe me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë.
Napoli u shfaq me fytyrë krejt tjetër në pjesën e dytë, duke qenë skuadra e vetme në fushë.
Anguissa e barazoi rezultatin në 1:1 në minutën e 57-të, ndërsa Romelu Lukaku nga penalltia 12 minuta më vonë shënoi për fitoren e madhe të Napolit.
Me rezultatin 2:1 përfundoi takimi, dhe Juventusi kështu e pëson humbjen e parë të sezonit në Serie A, ndërsa Napoli vazhdon të mbretërojë e vetme në kampionat.