Connect with us

Home

Napoli fiton bidshëm

Published

on

Napoli ka marrë fitore ndaj Monzas.

Skuadra e Napoli, ashtu siç pritej, ka arkëtuar tri pikë në kuadër të xhiros së dytë në Serie A.

Napolitanët kaluan në epërsi me golin e Kvaratskhelia, i cili shënoi në minutën e 35’.

Pak para fundit të pjesës së parë, Victor Osimhen u përkujdes për dyfishimin e epërsisë (45+2’).

Kvaratskhelia gjeti golin e dytë personal në këtë takim, kur po luhej minuta e 62’, për të çuar shifrat në 3:0.

Në minutën e 90+4, Kim Min-Jae i dha goditjen e fundit skuadrës të sapo promovuar në Serie A, Monza, për rezultatin final 4:0.

Skuadra e Spalletti numëron tashmë gjashtë pikë në dy ndeshje, kurse Monza mbetet pa pikë.

Continue Reading

Lajmet në Trend

Copyright © 2021 LajmeSportive

Resize text