Connect with us

Superliga e Kosoves

Munishi mposht Batatinen

Published

on

Prishtina ka marrë fitoren e radhës në Superligën e Kosovës.

Kryeqytetasit kanë mposhtur skuadrën e Llapit me rezultatin 1:2.

Skuadra e Ismet Munishit mori epërsinë në pjesën e parë, me Kreshnik Uka që realizoi nga pika e bardhë e penalltisë.

Mysafirët dyfishuan epërsinë në pjesën e dytë, me një gol që u verifikua nga VAR-i, pas disa dyshimeve.

Llapi ngushtoi epërsinë në minutën e 75’ me Trimror Selimi, por nuk arritën të bënin më shumë se kaq.

Merita të mëdha për fitoren e Prishtinës pati edhe portieri Ardit Nika, me disa pritje fantastike.

Prishtina shkon tashmë në shtatë pikë, kurse Llapi mbetet në kuotën e pesë pikëve.

Continue Reading

Lajmet në Trend

Copyright © 2021 LajmeSportive

Resize text