UEFA Nations League
Mposhtet Kosova, Rumunët ia tundën rrjetën tri herë
Published
1 month agoon
Rumania e ka mposhtur Kosovën.
Mysafirët e tundën rrjetën e kosovarëve, tri herë.
Ndeshja përfundoi me rezultat 0-3, një nga golat u shënuan në pjesën e parë.
Topi në rrjetë gjatë lojës për herë të parë u fut në minutën e 40-të, nga Dennis Man.
E në minutën e 53-të, Razvan Marin, shënoi edhe një gol, raporton Klankosova.tv.
Portieri i kosovarëve, Arijanet Muriç s’arriti të mbrojë as golin e tretë që u shënua nga Razvan Marin, në minutën e 82-të.
You may like
-
Milan njoftohet me humbjen e dytë këtë edicion, mposhtet nga Fiorentina
-
Nuk ka fitues në Vllaznia – Elbasani
-
Man Utd ndalet te Villa, Chelsea barazon me Nottinghamin
-
Malisheva e ka përnjëmend, përmbys Suharekën dhe vazhdon kryesimin
-
Juventus pranon golin e parë këtë edicion, Cagliari e ndal në barazim
-
Superiorja e Shqipërisë premton spektakël
UEFA Nations League
Dalin në shitje biletat e ndeshjes Kosovë-Qipro
Published
7 days agoon
3 October 2024Kanë dalur në shitje biletat e ndeshjes mes Kosovës dhe Qipros.
Dueli zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të Ligës së Kombeve.
Biletat mund t’i blini në këtë link: https://eu.ebileta.al/biglietteria/listaEventiPub.do
Ndeshja luhet më 15 tetor me fillim nga ora 20:45.
UEFA Nations League
Yakin: Ndeshje emocionale për Xhakën, por kurrë nuk e konsiderova mundësinë për të mos e ftuar ndaj Serbisë
Published
7 days agoon
3 October 2024Përzgjedhësi i Zvicrës Murat Yakin thotë se asnjëherë s’e mendoi mundësinë për ta lënë jashtë mesfushorin Granit Xhaka.
Zvicra do t’i zhvillojë dy përballje në muajin tetor, ku të shtunën më 12 tetor do të jenë mysafir i Serbisë.
Në konferencë për media ku edhe bëri me dije emrat e të ftuarve, Yakin tha se asnjëherë nuk e mendoi mundësinë për ta lënë Xhakën jashtë, shkaku që është i pazëvendësueshëm në sistemin e lojës.
“Kurrë nuk e morëm në konsideratë që të mos e merrnim Granitin me vete në Gjermani. Sigurisht është ndeshje emocionale për të, por nuk duhet gjithnjë të kujtojmë të kaluarën”.
“Granit Xhaka është rikthyer. Na ka munguar shumë ndaj Spanjës. Serbia është garuesi ynë direkt dhe ende kemi një situatë për ta rregulluar ndaj Danimarkës”.
Ndër të tjera, Yakin tha se nuk pret që Xhaka të pensionohet në të ardhmen e afërt dhe që aktualisht “Helvetikët” nuk kanë zëvendësues direkt të shqiptarit.
“Nuk mendoj se Graniti do të pensionohet në të ardhmen. Është jashtëzakonisht i rëndësishëm për ta ndërtuar aksionin. Është gjithnjë i gatshëm në mesfushë. Kemi zëvendësues të mirë si Zakaria, Sierro dhe Jashari. Por, një zëvendësues direkt është vështirë për t’u gjendur”.
UEFA Nations League
Ndeshja me Gjeorgjinë, Sylvinho: Barazimi do të ishte rezultat i drejtë
Published
4 weeks agoon
11 September 2024Selektori i Shqipërisë, Sylvinho, ka vlerësuar se ndaj Gjeorgjisë kuqezinjtë e kanë merituar një pikë.
Shqipëria humbi 1:0 në “Air Albania” të martën mbrëma.
“Një ndeshje ndryshe në aspektin taktik. I jap komplimente trajnerit dhe ekipit kundërshtar. Mendoj që barazimi do të ishte rezultat i duhur. Sa herë që kishim topin kemi depërtuar brenda linjave. Por dallimi u bë pasi shënuan golin. Mendoj se kemi luajtur në mënyrë të ngjashme. Kemi humbur me një gol. I komplimentoj lojtarët, që kanë bërë ndeshje të mirë. Lojtarët kanë bërë më të mirën, por kështu shkoi ndeshja. Rezultat më i mirë do të ishte barazimi”, ka thënë Sylvinho.