AdBlock Detected

It looks like you're using an ad-blocker!

Our team work realy hard to produce quality content on this website and we noticed you have ad-blocking enabled.

Motta: Nuk ka ndryshim mes Serie A dhe Ligës së Kampionëve

Motta: Nuk ka ndryshim mes Serie A dhe Ligës së Kampionëve

Trajneri Thiago Motta beson se Juventusi duhet të ketë konsistencë për të garuar për Serie A dhe Ligën e Kampionëve, meqenëse nuk ka dallime mes dy kompeticioneve.

Motta, që mori drejtimin e Juves në fillimin e kësaj kampanje, është i pamposhtur në 10 paraqitjet e para, duke marrë gjashtë fitore dhe katër barazime.

Para përballjes me Stuttgartin, Motta deklaroi se lojtarët duhet të vazhdojnë të përmirësohen nëse duan sukses.

“Nuk ka ndryshime mes ligës dhe Ligës së Kampionëve. Duhet të hymë në të njëjtën mënyrë, secila ndeshje është tregim në vete me strategjitë dhe situatat”.

Nuk është vetëm se ne kemi probleme ndaj skuadrave që mbyllën mirë, të gjithë vuajnë, futbolli është kështu prandaj duhet të japim më të mirën dhe të besojmë deri në fund”.

Duhet të vazhdojmë të përmirësohemi në të gjitha aspektet, në aspektin e lojës dhe psiqikisht. Duhet të shpresojmë të paraqitemi mirë, të luajmë futbollin e duhur. Prandaj kemi shansin për të fituar”, deklaroi ai.

Përndryshe, Juventusi ka një rekord fantastik ndaj skuadrave gjermane në pesë ndeshjet e fundit, ku i ka fituar të gjitha që nga sezoni 2019/20.

Resize text