Read Time:37 Second

Gazetari i njohur, i afërt me klubin e Barcelonës, Matteo Moretto, ka thënë se katalunasit nuk kanë pasur kontakte me Jorginhon, në lidhje me një transferim të mundshëm verën që lamë pas.
E njëjti burim lë të kuptohet se diçka e tillë as nuk pritej të ndodhte, anipse po i njëjti i la nën ethe tifozët “blaugranë” pasi e paralajmëroi një “bombë” në orët e fundit të merkatos, duke mos e specifikuar emrin e lojtarit që mund të vinte.
Jorginho është njëri ndër lojtarët më të rëndësishëm në skemat e Chelseas të cilët vështirë se do e lëshojnë lojtarin pa ndonjë ofertë të majme.
Lojtari ka ende kontratë me “Blutë”, por mund të tundohet jo pak për të luajtur për Barçen.