Read Time:32 Second

Juventus ka pësuar humbje në udhëtim kundër Monza.
Skuadra e Juventus nuk ka dështuar të dëshpërojë tifozët e saj as në ndeshjen e zhvilluar në udhëtim ndaj Monzas.
Lojtarët e Massimiliano Allegri nuk gjetën dot rrugën drejt fitores. Ata u mposhtën me rezultatin 0:1.
“Njolla” e ndeshjes ishte Angel Di Maria, i cili u ndëshkua me të kuq në minutën e 40’.
Heroi i Monza ishte Gytkjaer i cili dërgoi topin në rrjetë, kur luhej minuta e 74’ e takimit.
Me rezultatin e regjistruar sot, Juventus mbetet në kuotën e 10 pikëve në pozitën e tetë, derisa Monza shkon në kuotën e katër pikëve.