Monaco ka shkaktuar befasinë duke mposhtur në shtëpi Aston Villan, derisa Atalanta vazhdoi me rezultate pozitive – këtë herë për të mposhtur Sturm Graz.
Monaco e fitoi me rezultat minimal 1:0 Aston Villan, sfidë që doli të jetë shumë e barabartë nga fillimi.
Wilfried Singo realizoi golin e vetëm në përballje, duke shënuar nga topi i kthyer pas goditjes së Kehrer (8’).
Villa pastaj kishte disa raste shënimi për ta barazuar rezultatin përmes Leon Bailey e Ollie Watkins, megjithatë asnjëri prej tyre s’i finalizuan.
Monaco gjithashtu krijoi aksione të tjera në fund mirëpo prapë larg konkretizimit.
Aston Villa mbetet në pozitën e shtatë në tabelë me 13 pikë ndërsa Monaco ngjitët në vendin e nëntë me 13 pikë gjithashtu.
Në anën tjetër, Atalanta fitoi me rezultat bindës 5:0 ndaj Sturm Graz, ndeshje që e dominuan në të gjitha aspektet.
Davie Zappacosta asistoi për mrekulli te Mateo Retegui, i cili e zhbllokoi rezultatin (12’).
Ndërsa ishte Charles de Ketelaere që shënoi lehtë në portën e zbrazur pas asistimit të Lookman për ta dyfishuar epërsinë (49’).
De Ketelaere pastaj realizoi golin e tretë me një goditje të fuqishme (63’).
Atalanta krejt në fund shënoi edhe dy herë tjera për ta vulosur fitoren përmes Lookman (90′) dhe Brescianini (90+5′).
Atalanta zë pozitën e tretë me 14 pikë kurse Gruz mbetet me tre sosh.