Juventus vazhdon ecurinë pozitive në Serie A, duke marrë fitoren e katërt radhazi. Skuadra e drejtuar nga Thiago Motta ka mposhtur Cagliari-n në transfertë me rezultatin e ngushtë 0-1, në ndeshjen e vlefshme për javën e 26-të të Serisë A. Bardhezinjtë gjetën shpejt golin që në minutën e 11-të me Dusan Vlahovic. SHIKO GOLIN
Sulmuesi serb përfitoi nga një gabim i mbrojtjes vendase dhe dërgoi topin në rrjetë me shumë zotësi. Lodhja në mesjavë në Champions ndaj PSV-së, u ndje shumë te bardhezinjtë në sfidën ndaj Cagliari-t.
Pavarësisht disa rasteve, rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund. Juventus del me 3 pikë nga një fushë e vështirë si ajo e Cagliari-t, bardhezinjtë renditen në vendin e katërt me 49 pikë, 2 pikë më shumë se Lazio e vendit të pestë.
Pas eleminimit në mesjavë nga PSV, objektivi i vetëm i bardhezinjve është të sigurojnë një biletë për në Champions League për sezonin e ardhshëm. Nëse ndodh që të mos arrihet as ky objektiv, shkarkimi i Motta-s në fund të sezonit është i padsikutueshëm. Gjithashtu, vlen për t’u përmendur që Juventus është ende në garë dhe për Kupën e Italisë.