Connect with us

UEFA Euro 2024

Mirlind Daku kërkon falje: E ndjej obligim moral ta bëj, afekti i lojës e bëri të vetën

Published

on

Sulmuesi Mirlind Daku ka kërkuar falje që ofendoi tifozët maqedonas pas ndeshjes me Kroacinë.

Ylli nga Gjilani hyri si zëvendësues ndaj Kroacisë, por ajo që fitoi vëmendjen ishte kur ofendoi tifozët maqedonas.

Deklarata e tij u bë virale në të gjitha mediat, ku ka pasur një reagim edhe nga Maqedonia e Veriut, e së fundmi lojtari ka shkruar në rrjetin social “Facebook”.

Komunikata e plotë pa ndërhyrje:

“Përshëndetje të gjithëve

Së pari dua të jem falenderues ndaj të gjithë atyre që na kanë përkrahur në momentet e mira dhe të vështira në Euro 2024.

Si çdo futbollist, në ato momente emocionet janë në një nivel tjetër, ku vetëm brenda fushës mund të kuptohen, është e vështirë të përshkruash ndjenjën e të luajturit për këtë Kombëtare, për këta tifozë të mrekullueshëm që na japin dashni pa kufi, ashtu siç është dhe moto jonë, “Shqipëri dashni pa kufi”.

Ndjesë nëse kam fyer dikë pas ndeshjes me Kroacinë, afekti i lojës e bën të vetën, unë vazhdoj të punoj së bashku me gjithë grupin rreth ëndrrave tona.

Falja është burrërore, dhe e ndjej obligim moral dhe profesional ta bëj një gjë të tillë, për gjithë ata që janë lënduar.

Me respekt,

Mirlind Daku”, shkroi ndër të tjera.

Continue Reading

Lajmet në Trend

Copyright © 2021 LajmeSportive

Resize text