Read Time:23 Second

Lubomir Minchev, nuk është më trajner i klubit basketbollistik Trepça.
Lajmi u bë i ditur nga vet klubi në faqen zyrtare në Facebook.
Sipas njoftimit ndarja e rrugëve u bë me marrëveshje të dyanshme.
“Minchev mori drejtimin e skuadrës sonë në verën e vitit 2021. Ka dhënë kontribut të madh në vënien e themeleve të një klubi profesional. Me Minchevin kemi arritur të gjitha finalet e mundshme dhe kemi fituar Kupën e Kosovës dhe Superkupën Mbarëkombëtare”.