AdBlock Detected

It looks like you're using an ad-blocker!

Our team work realy hard to produce quality content on this website and we noticed you have ad-blocking enabled.

Milani mposhtet nga Torino

Milani mposhtet nga Torino

Milan ka pësuar humbje nga Torino në udhëtim 2:1, në kuadër të javës së 26-të në Serie A.

Një autogol komikqë përfshiu portierin Maignan dhe Thiaw i dha epërsinë e hershme Torinos në minutën e pestë.

Christian Pulisic pati mundësinë të barazonte rezultatin, por dështoi të shënonte nga penalltia, shkruan Gazeta Express.

E Tijjani Reijnders arriti të barazonte shifrat në minutën e 74-të.

Por, vetëm dy minuta më pas, Gineitis e riktheu epërsinë e Torinos.

Me këtë fitore, Torino shkon në kuotën e 31 pikëve në vendin e 11-të.

Në anën tjetër, Milan mbetet i shtati me 41 pikë gjithsej.

Resize text