Milani kërkon të blindojë yllin e skuadrës, Rafael Leao.
Leao ka kontratë me ‘Rossonerët’ deri në verën e vitit 2024, por drejtuesit e kubit e duan më gjatë në radhët e tyre.
Interesimi i madh edhe nga gjigantët evropianë ka bërë që klubi të mendojë ta blindojë lojtarin.
Milan deri më tani kanë tentuar ta bindin edhe anësorin portugez, por thuhet se kanë një ofertë të re për të.
Sipas ‘Calciomercato’ skuadra e Serie A është e gatshme të rrisë pagën e tij përtej 2 milionë eurove që ai merr aktualisht, por pranojnë se do ta kenë të vështirë ta bindin atë të refuzojë ofertat nga diku tjetër.
Mbetet të shihet se cili do jetë vendimi i portugezit në lidhje me të ardhmen e tij.