AdBlock Detected

It looks like you're using an ad-blocker!

Our team work realy hard to produce quality content on this website and we noticed you have ad-blocking enabled.

Milan ka marrë edhe tri pikë të reja në Serie A

Milan ka marrë edhe tri pikë të reja në Serie A

Milan ka marrë edhe tri pikë të reja në Serie A.

Skuadra e Stefano Pioli ka arritur të marrë fitore 1:2, në një ndeshje ku vuajti mjaft shumë.

‘Rossoneri’ kaluan në epërsi herët në minutën e 9’, me autogolin e shënuar nga Miguel Veloso.

Megjithatë, reagimi i Verona erdhi 10 minuta më vonë, me golin e shënuar nga Gunter.

Në pjesën e dytë, Milan ishte skuadra që pati iniciativën, por goli vonoi.

Ishte minuta e 81’ ajo që gjeti Sandro Tonalin në një pozitë të volitshme. Italiani nuk lëshoi mundësinë dhe dërgoi topin në rrjetë për rezultatin 1:2. Goli i Tonali vulosi fatin e takimit.

Me fitoren e regjistruar sonte, Milan shkon në 23 pikë për pozitën e tretë dhe ka një pikë më pak sesa Atalanta e tri më pak sesa Napoli.

Verona mbetet në vetëm 5 pikë dhe është në pozitën e 18.

Resize text