AdBlock Detected

It looks like you're using an ad-blocker!

Our team work realy hard to produce quality content on this website and we noticed you have ad-blocking enabled.

Milan fiton ndaj Monza

0 0
Read Time:39 Second

Milani ka shënuar fitore të thellë ndaj Monzas, me rezultat 4-1, në kuadër të javës së 11-të në Serie A.

Të parët në epërsi kaluan vendasit me Brahim Diaz, në minutën e 16. derisa i njëjti lojtar pak para se të përfundonte pjesa e parë, shënoi edhe njëherë.

Në pjesën e dytë, Milani shënoi edhe njëherë në minutën e 65′, me një gol të bukur nga Divock Origi.

Krejt çka bënë mysafirët është goli i nderit me anë të Ranocchias, në minutën e 70′.

Për ta vulosur fitoren e vendasve u përkujdes Rafael Leao, në minutën e 84′.

Milani pas fitores kalon në pozitën e dytë, me 26 pikë, nga 11 ndeshje, me pikë të barabarta me Napolin, që ka një lojë më pak të zhvilluar.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Resize text-+=