Read Time:26 Second

Milani ka barazuar me Salzburgun, me rezultat 1-1, në kuadër të xhiros së parë në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.
Të parët në epërsi kaluan vendasit me Noah Okafor, në minutën e 28’, derisa e Milani e barazoi rezultatin me Alexis Saelemakers, në minutën e 40’, me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë.
Në pjesën e dytë, dy skuadrat u munduan që ta gjenin golin e epërsisë, mirëpo mungoi konkretizimi.
Milani në ndeshjen tjetër përballet me Dinamon, derisa Salzburgu me Chelsean.