Sulmuesi i Dukagjinit, Altin Mërlaku është treguar i jashtëzakonshëm në ndeshjen e sotme kundër Suharekës. Ai ka shënuar dy gola duke bërë që Dukagjini të fitojë me rezultat 1-2 edhe pse ishin duke humbur 72-të
Dukagjini i Ismet Munishit ka arritur një fitore më shumë rëndësi në Suharekë sonte duke fituar me rezultat 1-2.
Pjesa e parë e kësaj ndeshje ishte më e mirë për Suharekën dhe ata arrin që të kalojnë në epërsi në minutën e dytë shtesë të pjesës së parë.
Ishte Susuri ai që shënoi për vendasit një gol të bukur.
Pjesa e dytë nisi e baraspeshuar por ishin mysafirët që kërkonin më shumë nga loja.
Kështu nga rastet e shumta të krijuara në minutën e 71-të për Dukagjinin akordohet penallti të cilën në minutën e 73-të në gol e shndërron Altin Merlaku.
Sulmuesi klinas do të shënonte tre minuta më vonë edhe golin e tij të dytë në këtë ndeshje për rezultat 1-2, duke përmbysur kështu epërsinë e Suharekës që e kishte krijuar në pjesën e parë.
Për Suharekën gjërat u vështirësuan edhe më shumë kur në minutën e 84-të me karton të verdhë u ndëshkua Osmankovic, duke u përjashtuar kështu nga loja.
Kjo fitore i ndihmon shumë Dukagjinit që të largohet nga zona e rënies nga liga ku tashmë është në vendin e 7 me 24 pikë, një më pak se Ferizaj që është në vendin e 8.
Suhareka vazhdon të mbetet në vendin e 5-të me 26 pikë. /GazetaExpress/