AdBlock Detected

It looks like you're using an ad-blocker!

Our team work realy hard to produce quality content on this website and we noticed you have ad-blocking enabled.

Më thanë ‘cigan’ dhe ‘serb i ndyrë’, portieri i Torinos ankohet për thirrjet raciste

Më thanë ‘cigan’ dhe ‘serb i ndyrë’, portieri i Torinos ankohet për thirrjet raciste

Portieri serb, Vanja Milinkovic-Savic, i cili luan për Torinon dhe të shtunën ndihmoi ekipin e tij duke ndaluar një 11-metërsh të Mateo Retegui-t  në tentativë për të barazuar ndeshjen kundër Atalantës (1-1), ka denoncuar se tifozët e ekipit bergamask i drejtonin fyerje raciste, duke e quajtur “cigan” dhe “serb të ndyrë”:

“Fyerjet i durojmë, është futboll, por jo ato raciste, ato gjëra nuk janë të mira,” tha portieri për DAZN pas ndeshjes.

Ata më quajtën cigan dhe serb të ndyrë. Më shqetësojnë këto gjëra. Nuk iu përgjigja, por kjo nuk duhet të ndodhë në një fushë futbolli,” shtoi ai.

Për më tepër, portieri, vëlla i Sergej Milinkovic-Savic, ish-lojtar i Lazio-s dhe aktualisht futbollist i Al Hilal në Arabinë Saudite, tha se iu hodhën disa objekte, përfshirë një çakmak.

“Hedhja e objekteve nuk është pjesë e sportit,” përfundoi ai. Ky ishte 11-metërshi i tretë që portieri ndalon këtë sezon.

Resize text