Real Madridi sot përballet me Real Sociedad-in, një nga klubet intersante të Spanjës.
Në ndeshjen që fillon nga ora 21:00, Real do të kërkojë të vazhdojë me fitore për të mbajtur hapin me Barcelonën, e cila ende nuk ka gabuar në këtë sezon të La Ligas.
Në përballjen me Sociedadin, Real Madridi do të hyjë në fushë me shumë mungesa, përfshirë Eder Militaon, Eduardo Camavingan, Dani Ceballosin, Aurelien Tchouamenin dhe David Alaban.
Natyrisht, listës së mungesave i shtohet edhe Jude Bellingham, i cili ka telashe muskulore që disa javë.