Connect with us

Transfer ZONE

“Më lini të iki”/ Jo vetëm Lewa, një tjetër bavarez drejt Barcelonës

Published

on

Jo vetëm Robert Lewandowski, një tjetër bavarez pritet të transferohet te Barcelona. Joshua Kimmich mbylli sezonin e tetë me Bayern Munchen dhe ka vendosur të provojë një tjetër aventurë. Larg Gjermanisë.

Raportimet nga Spanja bëjnë me dije se ylli i Bayernit dëshiron të bashkohet me bomberin polak në “Camp Nou”. Kimmich nuk i kanë pëlqyer aspak ngjarjet befasuese të ndodhura gjatë fazës së dytë të sezonit.

Duke nisur që nga shkarkimi i befasishëm i trajnerit Julian Nagelsmann, i cili u pasua nga Thomas Tuchel. Te Barcelona janë gati ta presin me krahë hapur, me trajnerin Xavi që e cilëson Kimmich si zëvendësuesin perfekt të Sergio Busquets.


Por, transferimi i 28-vjeçarit te kampionët e Spanjës nuk do të jetë aspak i thjeshtë për t’u realizuar. Pasi Bayerni e cilëson të pashitshëm dhe nuk ka ndërmend të heqë dorë prej tij.

Gjithsesi, pritet që Kimmich t’u kërkojë zyrtarisht drejtuesve që të lejojnë shitjen e tij. Lojtari ka kontratë me rekordmenët e futbollit gjerman deri në vitin 2025.

Continue Reading

Lajmet në Trend

Copyright © 2021 LajmeSportive

Resize text