Connect with us

Premier League

“Më bindi telefonat e Pochettino-s”, Palmer i lumtur te “blutë”: Po e shijoj momenitn tim te Chelsea

Published

on

“Fantazisti” anglez, Cole Palmer u transferua me shumë bujë, në merkaton e verës, që sapo lamë pas, nga “qytetarët” e Manchester City drejt “bluve” të Chelsea, me këta të fundit, që derdhën në arkat e kampionëve në fuqi të Anglië e Evropës, plot 42.5 milionë paund, shifër kjo absurde për një lojtar, me talentin e anësorit.

Me 4 goal e 4 asistime në 14 përballjet e para me faneillën e “londinezëve”, Palmer ia ka dalë, që përveç teknikut Pochettino të mahnisë edhe teknikut e Kombëtares angleze, Gareth Southgate, me këtë të fundit, që vendosi të ftojë 21-vjeçarin, në përballjet e nëntorit ndaj Maltës dhe Maqedonisë së Veriut, ku padyshim priten minuta në fushën e blertë,

Para sfidës së parë, me fanellën e “Tre Luanëve”, Palmer ka folur për mediat edhe për transferimin te Chelsea, ku u shpreh se një faktor kyç për kalimin te 2 herë fituesit e UEFA Champions League ishte një bisedë telefonike, me teknikun Marucio Poçhettino, teksa shtoi se është duke e shijuar momentin e tij te “londinezët”.

”Gjithçka ndodhi shpejt. Fola me Chelsea-n dhe u këshillova me babanë tim, por nuk dija realisht se çfarë të bëja. Më bindi telefonata, që më bëri Pochettino. Shumë njerëz më thanë që atij i pëlqen të punojë me lojtarët e rinj. Po i vërtetoj tani fjalët e mira që thuheshin për të. Po e shijoj momentin tim te Chelsea dhe do të përpiqem të vazhdoj me të njëjtin rendiment”,- tha “fantazisti”i sulmit.

Continue Reading

Lajmet në Trend

Copyright © 2021 LajmeSportive

Resize text