Kylian Mbappe ka folur lidhur me dëshirën e tij për të fituar trofeun e Champions League, duke ripërsëritur se triumfi me fanellën e PSG do të ishte special.
Sulmuesi i PSG lidhej me një largim të mundshëm nga parisienët, por në fund vendosi të rinovonte kontratën.
Ai thotë se triumfi në Champions League është një prej ëndrrave të tij, por sigurisht, nëse ky triumf do të vinte me fanellën e PSG, do të ishte edhe më special.
“Do të ishte special të fitoja këtu në Paris. Të fitosh Champions League, kurdo që je dhe çfarëdo që bën, është të fitosh Champions League”, ka thënë Mbappe, transmeton lajmesportive.net.
“Por, sigurisht, ta fitojë atë trofe në Paris do të ishte më e mira”, shtoi francezi.
Kylian Mbappe do të ketë mundësi të fitojë CL këtë edicion, me PSG që po tregon një formë të lartë nën urdhrat e Christophe Galtier.