Connect with us

Home

Mbappe thyen heshtjën

Published

on

Kylian Mbappe ka folur për raportet e tij me brazilianin Neymar.

Mbappe dhe Neymar morën vëmendje të madhe këtë fillim sezoni, kur dyshja u përplasen për ekzekutimin e një penalltie.

I paraqitur në konferencë për shtyp para ndeshjes ndaj Juventus, Mbappe ka dhënë disa komente shtesë lidhur me raportin mes tij dhe Neymar.

“Është viti im i gjashtë me Neymar. Kemi pasur gjithmonë raporte të tilla, të bazuara mbi respekt, ndonjëherë më të ftohta ndonjëherë më të ngrohta”, ka thënë Mbappe.

“Kam respekt për të dhe influencën e tij në skuadër. Nuk e di kush do të gjuajë penalltinë ndaj Juventus, të shohim. Duhet të shohim si shkon ndeshja”, shtoi ai.

Për situatën mes lojtarëve ka folur edhe Christophe Galtier më herët gjatë javës së kaluar, duke thënë se gjërat janë mirë.

Continue Reading

Lajmet në Trend

Copyright © 2021 LajmeSportive

Resize text