Connect with us

Ligue 1

Marseille fiton “klasiken”, “Të Kaltërit” e De Zerbi përmbysin me 10 lojtarë rivalët e Lyon

Published

on

0 0
Read Time:1 Minute, 31 Second

Padyshim pritej një sfidë spektakolare dhe e tillë rezultoi të ishte.

“Klasikja” e futbollit francez, mes Lyon e Marseille dhuroi edhe një herë “magji” në skenën e Ligue 1, me “Të Kaltërit” e Roberto De Zerbi, që përmbysën vendasit në “Parc Olympique Lyonnais”, duke arritur një fitore të madhe, 3-2.

Pavarësisht se në fund gjetën fitore, skuadra e Marseille e nisi sfidën në mënyrën më të keqe të mundshme, teksa mbeti me 10 lojtarë, vetëm pesë minuta pas fillimit të lojës, me argjentinasin Leonardo Balerdi, që u ndëshkua dy herë me kartonin e verdhë duke i dhënë lojës “lamtumirën”.

Megjithatë pavarësisht se kishin epërsi numerike në fushën e lojës, sërish rasti i parë konkret për skuadrën e Lyon erdhi në sekondat e fundit të pjesës së parë, mirëpo nga pika e bardhë e penalltisë, Alexandre Lacazette gaboi, duke mos çuar dot topin në rrjetë.

Avantazhi do të vinte vetëm në minutën e 53’-të, me kroatin Caleta-Car, që shfrytëzon më së miri një pasim të Clinton Mata dhe 1-0.

Të gjendur në disantazhin, si numerik ashtu edhe në rezultat, Marseille filloi të sulmonte duke përmbysur shpejt rezultatin, teksa ishte dyshja e mbrojtjes Lirola-Garcia, që shënuan dy herë, ndërsa për të përmbysur golin e Ryan Cherki, në minutën e 93’-të, mendoi talenti anglez, Jon Roëe, i cili dërgoi topin në rrjetën e Lyon, në sekondat e fundit të sfidës.

Falë kësaj fitoreje, Marseille renditet në vendin e dytë, në tabelën e Ligue 1, me 13 pikë, po aq sa PSG e vendit të parë dhe Monaco e vendit të tretë.

Ndërkaq, në sfida të tjera të së dielës, Monaco fitoi ndaj Le Havre me rezultatin 3-1, Nantes barazoi 1-1 në fushën e Angers, Montpellier përmbysi Auxerre në fitoren 3-2, ndërsa Brest mposhti pastër 2-0 skuadrën e Toulouse.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Continue Reading
Click to comment

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Ligue 1

Shkëlqeu me dygolësh, Edon Zhegrova në formacionin e javës të Ligue 1

Published

on

0 0
Read Time:35 Second

Futbollisti dardan, Edon Zhegrova, u shfaq në formë të jashtëzakonshme edhe fundjavën e kaluar, teksa realizoi dygolësh në barazimin 3-3 të skuadrës së tij Lille ndaj Strasbourgut në javën e pestë të Ligue 1.

Zhegrova realizoi në minutat 15’ dhe 27’, por, fatkeqësisht, ekipi i tij nuk ia doli të merrte maksimumin e pikëve.  

Zhegrova u shpall njeriu i ndeshjes falë institkit të tij vrasës para portës, por vlerësimet për paraqitjen e tij u konfirmua me përfshirjen e emrit të tij në formacionin e javës në Ligue 1.

Nota e futbollistit dardan, vënë nga sajti i specializuar për statistikat, “sofascore”, është 8.9, më e larta mes 11 lojtarëve të përfshirë në këtë formacion .

Image

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Continue Reading

Ligue 1

Edon Zhegrova vazhdon me paraqitje fantastike, Lille mposhtet nga PSG-ja

Published

on

0 0
Read Time:1 Minute, 36 Second

Përkundër që Lille u mposht nga Paris Saint-Germain me rezultat 3:1, Edon Zhegrova ishte lojtari më i dalluar në fushë nga të dy skuadrat, madje duke shënuar një gol të jashtëzakonshëm.

Si PSG, ashtu edhe Lille e kanë nisur shumë mirë sezonin e ri, dhe hynë në duelin e sotëm pas dy fitoreve në dy xhirot e para, me vendasit që sonte pësuan humbjen e parë sezonale.

Skuadra e Luis Enriques pati më shumë nga ndeshja, duke krijuar më tepër raste shënimi, por që inferiorë nuk ishin aspak Lille, të cilët i vunë kampionët në fuqi shumë herë në vështirësi.

Parisienët shënuan golin e parë nga penalltia në momentet më të mira për Lillen në lojë. Ribeiro shkaktoi ndërhyrje në Demblen dhe Vitinha u tregua i saktë për 1:0.

Bradley Barcola nuk vonoi shumë dhe në minutën e 36-të e dyfishoi epërsinë, duke çuar skuadrën e tij në pushim me rezultat 2:0.

Lille e filloi pjesën e dytë shumë më mirë, ku kërkonin ta gjenin golin me ngulm.

Këtë e bënë. Ylli i Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova, shënoi gol të jashtëzakonshëm nga distanca në minutën e 78-të për të ngushtuar rezultatin në 2:1.

Por, PSG-ja arriti të shënonte edhe një herë për të shuar çdo dilemë. Ishte Kolo Muani që realizoi në minutat shtesë për rezultatin përfundimtar 3:1.

PSG tani ka tri fitore në po aq ndeshje, teksa Lille e pëson humbjen e parë, krahas dy fitoreve.

Për Edon Zhegrovën kjo ishte paraqitja e parë për këtë sezon në Ligue 1, pasi në dy ndeshjet e para ishte i pezulluar nga sezoni i kaluar.

Ai ishte lojtari më i dalluar në fushë në këtë ndeshje nga të dy skuadrat, duke bërë pesë driblime të suksesshme e 91% i saktë në pasimet e tij në fushë. Fitoi tetë duele dhe krijoi tri raste të mira për skuadrën e tij.


Happy

Happy

0 %


Sad

Sad

0 %


Excited

Excited

0 %


Sleepy

Sleepy

0 %


Angry

Angry

0 %


Surprise

Surprise

0 %

Continue Reading

Ligue 1

Gattuso zëvendësohet shpejt, bordi i Marseille gjen pasuesin e italianit

Published

on

0 0
Read Time:55 Second

Nuk kanë vonuar shumë për të prezantuar emrin e ri. Vetëm një ditë më parë, “gjigantët” francezë, të Olympique Marseille njoftuan shkarkimin e teknikut, Gennaro Gattuso, pas rezultateve jo aq të pëlqyeshme, në drejtmin e “Të Kaltërve”, ku në 24 përballje regjistroi 9 fitore, 8 barazime e 7 humbje, me një mesatare pikësh, prej 1.46 për ndeshje.

Megjithatë, pritja nuk ka zgjatur shumë me franceezët kanë zbuluar emrin e teknikut të ri dhe nuk do të jetë ish-tekniku i Paris Saint-Germain, Christopher Galtier, por 70-vjeçari francez, Jean-Louis Gasset, me ish-teknikun e Kombëtares së Bregut të Fildishtë, i cili pritet të zyrtarizohet te skuadre tij e re, orët në vazhdim, ku detyra kryesore do të jetë avancimi dhe zgjatja sa më shumë e rrugëtimit të Marseille në Europa League.

Kështu, Gasset, shndërrohet në trajnerin e katërt të këtij sezoni te Marseille pas Marcelino, Jacques Abardonado dhe Gattuso, teksa duhet kujtuar se Ligue 1 është një terren i njohur për 70-vjeçarin francez, ku ka udhëhequr skuadra si Caen, Istres, Montpellier, Saint-Etienne, si dhe Girondon de Bordeaux.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Continue Reading

Lajmet në Trend

Copyright © 2021 LajmeSportive

Resize text-+=