AdBlock Detected

It looks like you're using an ad-blocker!

Our team work realy hard to produce quality content on this website and we noticed you have ad-blocking enabled.

Maresca: Ne dhamë gjithçka për të fituar, por duhet të jemi më vendimtarë

Maresca: Ne dhamë gjithçka për të fituar, por duhet të jemi më vendimtarë

Trajneri i Chelsea, Enzo Maresca, ka dhënë disa deklarata të rëndësishme në lidhje me barazimin 1-1 kundër Crystal Palace, në raundin e 20-të të Premier League.

Maresca tha: “Bëmë mjaftueshëm për të fituar ndeshjen sot. Ndërmjet pjesës së parë dhe të dytë krijuam mjaft mundësi për të fituar, por duhet të jemi më vendimtarë. Fatkeqësisht, në fund pranuam një gol, por gjithsesi mendoj se bëmë mjaftueshëm për të fituar.”

“Dy ose tri javë më parë, po flisnim për garën për titull, pasi e dimë se Newcastle dhe Aston Villa do të jenë pjesë e konkurencës, ashtu si edhe City, për mua. Nuk është çështje e kalendarit, por e përmirësimit të gjërave.”

Italiani tha se: “Për mua, të gjithë lojtarët ishin të mirë sot, por nëse do të zgjedhja një, Josh ishte lojtari më i mirë. Ai mund të bëhet një lojtar i madh për këtë klub. E vendosëm ta luajë sot, pasi e pamë që ishte gati. Dhe sot na tregoi sa i mirë është.”

“Edhe pse nuk kemi vendosur të blejmë ose shesim lojtarë, tashmë e dinim që Josh është mjaftueshëm i mirë, por me lëndimin e Badyachel dhe Wesley-t, do të shohim nëse mund të arrijmë diçka.”

Ai theksoi: “Pas shtatorit, ky është hera e parë që kemi një javë të plotë tani mes ndeshjesh. Kemi mundësinë të punojmë këtë javë dhe të përgatisim ndeshjen për FA Cup, dhe pastaj për kampionatin Premier League.”

Në lidhje me Nicholas Jackson, ai tha: “Për një sulmues, ndonjëherë ai shënon çdo mundësi, e ndonjëherë nuk shënon. Sot kishte dy ose tre mundësi të qarta, dhe kjo tregon që ai është prezent dhe gati. Shpresojmë që ai të ketë më shumë fat herën tjetër.”

Ai përfundoi fjalën e tij: “E rëndësishme është krijimi i mundësive, sepse kjo do të thotë që po bëjmë gjërat siç duhet. Por pastaj duhet t’i shfrytëzojmë ato mundësi.”

Resize text