Manchester fiton ndaj Tottenham

0 0
Read Time:1 Minute, 0 Second

Manchester United harron shpejt barazimin pa gola ndaj Newcastle dhe merr një fitore bindëse 2-0 ndaj Tottenhamit në “Old Trafford”, duke u ngjitur edhe më shumë në renditje, pasi tani e sheh veten në vendin e 5-të me 19 pikë.

“Djajtë e kuq” dominuan totalisht, por në pjesën e parë hasën në një Hugo Lloris të pakalueshëm, me veteranin francez që bëri të paktën tre pritje vendimtare, duke mbajtur portën të paprekur.

Ndeshja u zhbllokua menjëherë pas startit të pjesës së dytë, kur goditja e Fred nga jashtë zonës, u devijua nga mbrojtësi Davies dhe topi u ndal në rrjetën e portës së Lloris, që u befasua dhe nuk mundi të reagojë.

Londinezët provuan të reagojnë, por goditja e Kane përfundoi ngjitur me shtyllën, ndërsa në të 69-ën vendasit realizuan një kundërsulm perfekt, të cilin e konkretizuan me një gol mjaft të bukur të Bruno Fernandes.

Deri në fund rezultati mbeti i pandryshuar, teksa kapitenit Fernandes iu anulua edhe një gol tjetër, ndërsa Manchester United merr një tjetër fitore të merituar dhe tani e sheh veten në vendin e 5-të me 19 pikë, 4 më pak se Man. City e Tottenham, që mbajnë vendin e dytë.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %