AdBlock Detected

It looks like you're using an ad-blocker!

Our team work realy hard to produce quality content on this website and we noticed you have ad-blocking enabled.

Manchester City turpërohet nga Bournemouth, Liverpooli fiton me përmbysje ndaj Brighton

Manchester City turpërohet nga Bournemouth, Liverpooli fiton me përmbysje ndaj Brighton

Manchester City ka pësuar humbje turpëruese 2:1 nga Bournemouth, teksa në anën tjetër Liverpooli fitoi me përmbysje 2:1 ndaj Brighton, duke marrë kështu primatin në Premierligë.

Skuadra e Pep Guardiolës vuajti shumë gjatë 90 minutave për të krijuar raste shënimi, ndonëse kishte topin në posedim.

Bournemouth kaloi në epërsi herët, duke shënuar për 1:0 me anë të Semenyo në minutën e nëntë, me Milos Kerkez që asistoi.

Ky ishte goli i vetëm i pjesës së parë.

Në vijim, vendasit e dyfishuan rezultatin. Kësaj radhe shënoi Evanilson në minutën e 64-të për 2:0, e Kerkez sërish asistoi.

Krejt çfarë kampioni në fuqi bëri në këtë takim ishte goli për 2:1 i shënuar nga Josko Gvardiol i shënuar në minutën e 82-të.

Deri në përfundim nuk pati ndryshim në rezultat më dhe Bournemouth fitoi ndaj Manchester Cityt të Pep Guardiolës.

Në takimin tjetër, Liverpooli shënoi fitore të madhe me përmbysje të rezultatit, kështu duke rrëmbyer vendin e parë në Premierligë.

Brighton kaloi në epërsi në minutën e 14-të me anë të turkut, Ferdi Kadioglu, që ishte goli i vetëm i pjesës së parë.

Skuadra e Arne Slot arriti që në 45 minutat e pjesës së dytë ta fitonte takimin.

Fillimisht Cody Gakpo shënoi në minutën e 69-të për të barazuar rezultatin në 1:1, me Virgil van Dijk që asistoi.

Vetëm tre minuta më vonë, Mo Salah, shënoi gol të bukur, për t’ia dhënë epërsinë për herë të parë në këtë takim Liverpoolit.

Deri në fund nuk ndryshoi asgjë dhe Liverpooli iu gëzua fitores me rezultat 2:1.

Takimet tjera në Premierligë

Befasia e këndshme e këtij sezoni, Nottingham Forest, shënoi fitore 3:0 ndaj West Ham dhe tani gjendet në vendin e tretë në Premierligë.

Ipswich Town barazoi 1:1 me Leicester Cityn, teksa me rezultat 1:0 fitoi Southampton ndaj Evertonit.

Resize text