Manchester City ka triumfuar me përmbysje ndaj Chelseat në kuadër të xhiros së 23-të në Premierligë, kështu duke u ngjitur në vendin e katërt në elitën e futbollit anglez.
Qytetarët ndonëse ishin duke humbur, arritën të ktheheshin për të triumfuar në fund me rezultat 3:1.
Chelsea kaloi në epërsi shumë herët me golin e Noni Maduekes, pas gabimit të debutuesit, Khusanov.
Por, në vijim Manchester City e filloi dominimin dhe në minutën e 42-të, arriti ta barazonte rezultatin në 1:1 me golin e Gvardiol.
Kampioni në fuqi i Premierligës, e vazhdoi dominimin edhe në pjesën e dytë.
Erling Haaland e çoi Cityn në epërsi për herë të parë në takim në minutën e 68-të, kur u asistua nga portieri Ederson Moares.
Për rezultatin përfundimtar 3:1 u kujdes Phil Foden, që realizoi tre minuta para fundit, ndërsa Haaland ishte në rolin e asistuesit.
Me këtë fitore, Manchester City rrëmben vendin e katërt në Premierligë, pozitë që mbahej nga Chelsea deri në këtë xhiro.