AdBlock Detected

It looks like you're using an ad-blocker!

Our team work realy hard to produce quality content on this website and we noticed you have ad-blocking enabled.

Manchester City barazon në udhëtim te Brentfordi, gabon sërish Chelsea

Manchester City barazon në udhëtim te Brentfordi, gabon sërish Chelsea

Manchester City nuk ka arritur të shënojë fitore në udhëtim te Brentford, me ndeshjen që përfundoi me rezultat 2:2, e në anën tjetër Chelsea në sekondat e fundit ka arritur të marrë një barazim ndaj Bournemouth po me të njëjtin rezultat.

Chelsea nuk po kalon formë aspak të mirë së fundmi, ndonëse e nisi mirë sezonin. Ata tani janë në një seri prej pesë ndeshjeve pa fitore në Premierligë.

Në anën tjetër, Manchester City, që u kthye në rrugën e fitoreve, tani ka befasuar me barazimin ndaj Brentford, ani pse ishte duke fituar deri në minutat shtesë.

Qytetarët ishin më kërkues, duke pasur posedimin e topit, por rastet më konkrete i patën vendasit.

Pjesa e parë përfundoi pa gola, teksa në 45 minutat në vazhdim u shënuan katër gola.

Foden realizoi për 1:0 në minutën e 66-të, teksa po i njëjti dyfishoi rezultatin 12 minuta më vonë.

Wissa e ngushtoi epërsinë në 2:1 në minutën e 82-të, ndërsa në minutat shtesë Norgaard shënoi për të barazuar rezultatin.

Manchester City tani mbetet edhe më larg skuadrave të kreut të tabelës me këtë gabim.

Chelsea në anën tjetër ka shpëtuar nga humbja në sekondat e fundit të ndeshjes.

Ndonëse e dominuan krejtësisht ndeshjen dhe në një moment ishin në epërsi, ata rrezikuan ta humbisnin, por vetëm një gol në minutat shtesë i shpëtoi.

Vetëm 13 minuta lojë i mjaftuan Cole Palmer t’i dërgonte në epërsi londinezët, që ishte i vetmi gol i pjesës së parë.

Pesë minuta pasi nisi pjesa e dytë, Kluivert barazoi shifrat nga penalltia.

Semenyo e çoi topin në rrjetë në minutën e 68-të, për t’ia dhuruar epërsinë e parë Bournemouthit në këtë përballje.

Nga humbja Chelsean e shpëtoi Reece James, i cili hyri në lojë në pjesën e dytë. Ai shënoi në minutën e pestë shtesë për të barazuar rezultatin në 2:2 dhe kështu mbaroi ndeshja.

Chelsea vazhdon të mvetet në vendin e katërt pas 21 xhirove të zhvilluara, por që këtë pozitë mund ta humbasë nëse Newcastle United fiton nesër ndaj Wolves.

Resize text