Manchester United ka arritur marrëveshje me Bayern Munichun për mbrojtësin Noussair Mazraoui.
Trajneri Erik ten Hag tashmë është përforcuar me Leny Yoron dhe Joshua Zirzkee, por dëshiron edhe disa nënshkrime para fillimit të sezonit.
Mazraoui është vlerësuar si lojtari adekuat për t’iu bashkuar “Djajve të Kuq”, që kanë interesim për ta shitur Aaron Wan-Bissakan, i cili ka dështuar në atë pozitë edhe pse kaloi pesë vite në “Old Trafford”.
Sipas “Foot Mercato”, gjithçka është kompletuar për kalimin e marokenit në Angli, ku peng ka mbetur vetëm largimi i Wan-Bissakas.
Unitedi gjithashtu është pajtuar të fitojë 15 milionë euro për anglezin, mirëpo ky i fundit ende nuk ka arritur marrëveshje personale me skuadrën londineze.
Ndërkohë, Man Unitedi do të paguajë 15 milionë euro për Mazraoui plus 5 milionë euro bonuse.
Ten Hag e njeh mjaftë mirë lojtarin ngase punoi me të së bashku te Ajaxi, me këtë të fundit që ka zhvilluar vetëm 38 paraqitje te Bayerni në Bundesliga.
Ndërkohë, Unitedi vazhdon të punojë intensivisht edhe për afrimin e mundshëm të Matthijs de Ligt, megjithatë një lëvizje e tillë mund të ndodhë vetëm nëse e shesin Victor Lindelofin.