AdBlock Detected

It looks like you're using an ad-blocker!

Our team work realy hard to produce quality content on this website and we noticed you have ad-blocking enabled.

Man Unitedi s’di për këndellje, mposhtet edhe nga Newcastle

Man Unitedi s’di për këndellje, mposhtet edhe nga Newcastle

Manchester Unitedi duket se nuk di çfarë është këndellje, ku kanë regjistruar humbjen e radhës – këtë herë në shtëpi ndaj Newcastle United.

“Djajtë e Kuq” u dominuan në “Old Trafford”, ku pastaj humbën me rezultat 0:2.

Pas vetëm katër minutave lojë Alexander Isak e zhbllokoi rezultatin me një gol të bukur.

Ndërsa, ishte Joelinton që dyfishoi epërsinë pas një asistimi të bukur të Anthony Gordon (19’).

Pas vetëm 33 minutave lojë, Amorim e zëvendësoi Joshua Zirkzee shkaku i paraqitjes së tmerrshme, me holandezin që assesi s’u pajtua me vendimin duke refuzuar të ulet në stol dhe iku menjëherë në zhveshtore.

Newcastle në fakt shënoi edhe një herë përmes Isak, megjithatë goli u anulua për pozitë jashtë loje.

Unitedi ndërkohë kishte rast shënimi përmes Hojlund e Maguire, por që portieri mysafir bëri pritje mahnitëse për t’ia mohuar golin.

Newcastle tani ngjitët në pozitën e pestë me 32 pikë kurse Unitedi qëndron në pozitën e 14-të me 22 sosh.

Resize text