AdBlock Detected

It looks like you're using an ad-blocker!

Our team work realy hard to produce quality content on this website and we noticed you have ad-blocking enabled.

Man United vazhdon me formë të luhatshme, turpërohet në shtëpi nga Bournemouth

Man United vazhdon me formë të luhatshme, turpërohet në shtëpi nga Bournemouth

Manchester United ka pësuar humbje me rezultat të thellë 3-0 në shtëpi ndaj Borunemouth në kuadër të javës së 17-të në elitën e futbollit anglez.

Mysafirët golin e parë e shënuan në minutën e 29-të përmes Dean Huijsen i cili u shkëput mirë në ajër për të shënuar me kokë për 1-0.

Vendasit iu afruan seriozisht golit në minutën e 42-të por gjuajtjen e Bruno Fernandes e priti për mrekulli Kepa Arrizabalaga.

Në pjesën e dytë Bournemouth ja doli të shënojë edhe dy gola të jerë për të kompletuar kështu një fitore të madhe në udhëtim.

Fillimisht për 2-0 u përkujdes Justin Kluivert i cili në minutën e 61-të u tregua i saktë duke shënuar nga pika e penalltisë.

Vetëm pak minuta më vonë Bournemouth gjeti edhe golin e tretë që ‘fundosi’ përfundimisht Unitedin përmes Antoione Semenyos që shënoi për 3-0.

Pas kësaj humbje, Manchester United renditet në pozitën e 13-të me 22 pikë të grumbulluara, 12 pikë larg zonës së top katërshes./Telegrafi/

Resize text