AdBlock Detected

It looks like you're using an ad-blocker!

Our team work realy hard to produce quality content on this website and we noticed you have ad-blocking enabled.

Man City dështon sërish, fitore për Interin e Arsenalin

Man City dështon sërish, fitore për Interin e Arsenalin

Pas pesë humbjeve radhazi, Man City duket se nuk di për këndellje – ku e ka lëshuar epërsinë prej tre golave duke barazuar me Feyenoordi, derisa Interi e Arsenali iu gëzuan fitoreve të radhës.

Skuadra e Pep Guardiolas ishte në epërsi prej tre golave, mirëpo u befasuan nga gjiganti holandez që shënoi tre herë në fund për ta fituar një pikë.

Erling Haaland me një gol nga pika e bardhë i dha epërsinë Cityt (44’).

Ilkay Gundogan shënoi një gol të bukur për ta dyfishuar epërsinë (50’), ndërsa vetëm tre minuta më vonë Haaland u përkujdes për golin e tretë (53’).

Kur të gjithë e panë se ndeshja mbaroi, Feyenoord u “zgjua nga gjumi”. Për vetëm 14 minuta, mysafirët realizuan plot tre herë.

Fillimisht Hajd Moussa përfitoi nga një top i kthyer për të ngushtuar epërsinë, derisa Gimenez e shënoi golin e dytë (82’).

Heroi i Feyenoordit doli të jetë Hancko pas asistimit të Paixaos (89’).

City renditet në pozitën e 15-të me tetë pikë kurse Feyenoord qëndron në vendin e 20-të me shtatë sosh.

Ndërkohë, Arsenali e ka demoluar në udhëtim Sporting CP me rezultat 1:5.

Gabriel Martinelli pas vetëm shtatë minutave lojë kaloi Cityn në epërsi pas asistimit të Timber (7’).

Kai Havertz u përkujdes për ta dyfishuar epërsinë (22’), ndërsa Gabriel në fundin e pjesës së parë realizoi të tretin pas asistimit të Rice (45+1’).

Sporting arriti ta ngushtoi epërsinë falë Inacio (47’), mirëpo që Saka pastaj e ktheu dominimin pas realizimit nga pika e bardhë (65’).

Fitoren e thellë të Arsenalit e vulosi Lenadro Trossard pas një aksioni të shpejtë (82’).

Arsenali renditet në pozitën e tetë me 10 pikë, kurse Sporting bie në pozitën e 10-të.

Fitore të madhe ka shënuar edhe Interi, që arkëtoi pikët e plota me rezultat minimal 1:0 ndaj RB Leipzigut.

Lukeba ishte fytyra tragjike e skuadrës myafire që shënoi autogol, kur tentoi ta largonte topin pas goditjes së DiMarcos (27’).

Interi tani është lider i ri në fazën e ligës të Ligës së Kampionëve me 13 pikë, kurse Leipzig ende nuk ka asnjë pikë.

Resize text