Connect with us

UEFA Conference League

Malisheva sot nis aventurën evropiane

Published

on

Malisheva sot do ta luajë ndeshjen e parë në arenën ndërkombëtare.

Në Conference League do të përballet me ekipin nga Mali i Zi, Buduçnost.

Loja do të zhvillohet në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë me fillim nga ora 17:00.

Kjo ndeshje është e vlefshme për rrethin e parë kualifikues në UECL.

Në këtë edicion Malisheva pati paraqitje fantastike në Superligën e Kosovës.

Kjo skuadër u rendit e katërta duke arritur të bëjë histori duke lënë jashtë garave evropiane edhe skuadra të forta si Prishtina.

Ekipi i Qëndrim Kidës, u kualifikua për herë të parë në garat e UEFA-s, që nga themelimi në vitin 2006-të.

Continue Reading

Lajmet në Trend

Copyright © 2021 LajmeSportive

Resize text