Portieri francez, Mike Maignan, pritet të rinovojë kontratën me Milanin.
Këtë lajm e ka bërë të ditur gazetari Fabrizio Romano përmes një postimi në X.
“Të gjitha dokumentet janë gati për ujdinë e re të Mike Maignanit te Milani deri më qershor 2028”, shkruan Romanoja në X.
“Marrëveshja përfshin opsionin edhe për një sezon me një pagë të re në vlerë prej pesë milionë eurosh në vit”.
Hapi i fundit. Maignani duhet të nënshkruajë dhe pastaj kjo do të zyrtarizohet”.