Connect with us
SKY

Serie A

Maignan pranë rinovimit me Milanin

Published

on



Milani ka arritur një marrëveshje verbale me Mike Maignan për një rinovim të kontratës, i cili do ta vendosë portierin francez mes lojtarëve më të paguar të klubit.

Sipas Matteo Moretto, marrëveshja në parim parashikon një kontratë të re deri në verën e vitit 2028, me një pagë vjetore rreth 5 milionë euro, e ngjashme me atë të Christian Pulisic dhe Theo Hernandez.

Aktualisht, Rafael Leao mbetet lojtari më i paguar te Rossonerët.

Maignan ka kontratë me Milanin deri në verën e vitit 2026, që do të thotë se nëse nuk rinovon brenda pak muajve, do të hynte në vitin e fundit të kontratës – një situatë që Milani po kërkon ta shmangë.

Në javët e ardhshme, do të ketë takime mes palëve për të finalizuar detajet e fundit të marrëveshjes dhe për ta bërë zyrtare rinovimin e gardianit francez, i cili mbetet një nga shtyllat kryesore të ekipit.

Continue Reading
Advertisement

Copyright © 2021 LajmeSportive

Resize text