Superliga Shqiptare
Lushnja shkarkon Duron
Published
2 years agoon
Klodian Duro nuk do të jetë më tranjeri i Lushnjës.
Lajmin e ka bërë të ditur në mënyrë publike kryebashkiakja e Lushnjës, Eriselda Sefa, e cila është gjtihashtu edhe presidentja e klubit. Ajo me një postim në Facebook, ka bërë të ditur këtë lajm që i ka kushtuar stolin 44-vjeçarit./ h.ll/albeu.com
NJOFTIMI ZYRTAR I KRYEBASHKIAKES SË LUSHNJES, ERISELDA SEFA
“Futbolli për Lushnjën dhe lushnjarët është kaq shumë i dashur dhe me ndjeshmëri të madhe.
Kjo është arsyeja kryesore përse pranoj dhe mirëkuptoj të gjithë shqetësimin e opinionit publik mbi rezultatet jo në nivelin e pritshmërisë që kishim në këtë fillim sezoni, duke shtuar këtu edhe përgjegjësinë publike dhe ligjore që kam para taksapaguesit lushnjar !
Jemi përpjekur , brenda mundësive financiare ( shpesh në fakt të fryra në media) t’i krijojmë kushtet e nevojshme ekipit ( edhe në infrastrukturë) për të qënë konkurent i denjë për pjesen e sipërme të tabelës së klasifikimit!
Edhe vendimi për të marrë në krye të stolit një emër të njohur të futbollit shqiptar si Klodian Duro, kishte në fokus këtë objektiv.
Mirëpo pas 6 ndeshjesh të luajtura, për fat të keq, skuadra rënditet në vendin e parafundit me 5 pikë, dhe ky është padiskutim një tregues që na shqetëson!
Ndaj, pikërisht për shkak të mungesës së rezultateve, kemi vendosur të ndërpresim bashkëpunimin me trajnerin Klodian Duro, të cilin e vlerësoj për përpjekjet për të dhënë më të mirën e tij në krye të #Lushnjës!
Shpresoj shumë që ky ndryshim të reflektohet sa më shpejt në rezultatet e skuadrës, e cila do të drejtohet në këtë periudhë nga dyshja Hasalla-Gazheli deri sa të kemi një vendim përfundimtar!
Dua të garantoj tifozët e mrekullueshëm të #Lushnjës, të cilët e kanë mbështetur ekipin fort edhe në këtë sezon, se çdo vendimmarrje në lidhje me ekipin e futbollit ka brenda edhe zërin e tyre.
Bashkë gjithnjë më të fortë! ”
You may like
Vllaznia dhe Elbasani kanë luajtur mbrëmjen e sotme sfidën e vlefshme për javën e 8-të të “Abissnet Superiore”
. Ndeshja e zhvilluar në “Elbasan Arena” përfundoi në barazim pa gola.
Pavarëisht rasteve të të dyja ekipeve, asnjëra nuk ia doli që të shënonte.
Kështu bëjnë paqe si në tribuna ku Tigrat Verdheblu dhe Vllaznit Ultras ishin së bashku, por edhe në fushë duke ndarë nga 1 pikë.
Me këtë barazim Vllaznia Shkon në vendin e dytë me 14 pikë. Në krahun tjetër Elbasani me 13 pikë mban vendin e 5-të në tabelën e renditjes.
Superliga Shqiptare
Superiorja e Shqipërisë premton spektakël
Published
5 days agoon
6 October 2024Superiorja do të vijë ditën e sotme me dy takime mjaft të rëndësishme, ku 4 ekipet do të zbresin në fushë për të kërkuar fitoren.
Do të luhet në orën 19:00 paralelisht në Durrës dhe Elbasan.
Në “Niko Dovana” do të përplasin “brirët” Teuta me Tiranën.
Dy ekipe që vijnë pas fitoreve në javën e kaluar dhe ditën e sotme do të tentojnë vazhdimësinë e rezultateve pozitive.
Ndërkohë interesante dhe pritet të jetë spektakël është sfida mes Elbasanit dhe Vllaznisë.
Në “Elbasan Arena” do të jetë një ndeshje mjaft e luftuar, ku do të luhet për kreun e renditjes.
Superliga Shqiptare
Superiore/ Elbasani tregon forcën, në Ballsh vendos një gol
Published
2 weeks agoon
29 September 2024Sukses minimal 0-1 i Elbasanit ndaj Bylis, në sfidën e xhiros së shtatë të Superiores.
Skuadra nga Elbasani insistoi në pjesën e parë për të gjetur golin, por nuk u tregua konkret. Të besuarit e Roberto Bordin zhbllokuan llogaritë në të 76-të, me anë të Lleshit.
Me këto 3 pikë, Elbasani renditet në vendin e 3-të me 12 pikë.
Nis kështu me humbje aventura e trajnerit Nevil Dede në pankinën e Bylis, skuadër që rënditet në vendin e parafundit me 5 pikë.