Connect with us

UEFA Nations League

Lucescu: S’jam i shqetësuar, nuk pres incidente

Published

on

Trajneri i ri i Rumanisë, Mircea Lucescu foli sot në konferencë për shtyp para ndeshjes Kosovë – Rumani, që luhet nesër në “Fadil Vokrri”.

Ai u shpreh se ekipi që ai drejton tashmë ka fituar një përvojë të madhe me paraqitjen në kampionatin europian “Gjermania 2024”.

“Është një ekip pak më ndryshe që nga hera e kaluar kur ishte këtu (për në Prishtinë). Rumania ka fituar më shumë përvojë që nga ajo kohë, pasi luajti edhe në kampionatin europian të këtij viti. Është një ekip tejet i motivuar dhe një ekip që është i gatshëm të jap gjithçka nga vetja për të kaluar në një nivel tjetër”, tha ai fillimisht.

Tutje, Lucescu, 79-vjeçar, foli edhe për atmosferën e mundshme që do t’i presë ata në “Fadil Vokrri”.

“Unë pres një atmosferë sportive. Ndeshja do të luhet në fushë. Nuk pres të ketë incidente, do të jetë 100% fair-play”, ka thënë trajneri rumun.

UEFA Nations League

Trajneri i Islandës jep dorëheqjen para ndeshjes me Kosovën

Published

on

Trajneri i Islandës, Age Hareide, ka njoftuar Federatën e Futbollit të Islandës për dorëheqjen e tij të parevokueshme si trajneri i ekipit kombëtar.

Kombëtarja e Kosovës do të ndeshet me Islandën në kuadër të ndeshjes ‘play-off’ për promovim në Ligën B të Kombeve. Ndeshjet mes Dardanëve dhe ishullit nordik do të zhvillohen gjatë muajit mars 2025, por Islanda ka pësuar ndryshime tashmë.

Trajneri Hareide ka dhënë dorëheqje nga ekipi kombëtar dhe drejtuesit e Federatës Islandeze e kanë pranuar atë.

“Age Hareide ka vendosur të tërhiqet si trajner i Kombëtares A të meshkujve dhe për këtë arsye ka dhënë dorëheqjen me iniciativën e tij.

Hareide mori skuadrën nga Arnar Vidarsson në prill 2023 dhe e drejtoi atë në një total prej 20 ndeshjesh. Federata Islandeze e Futbollit falënderon Agen për punën e tij dhe i uron gjithë të mirat”, thuhet në njoftim.

Pas largimit, Hareide ka treguar arsyen e dorëheqjes.

“Unë e kam shijuar kohën time me kombëtaren islandeze, por besoj se tani është koha e duhur për t’u pensionuar. Ka kohë emocionuese përpara për ekipin dhe shumë lojtarë të rinj që të rriten si lider të ekipit. Uroj ekipin dhe futbollit islandez gjithë të mirat në të ardhmen”, ka thënë Hareide.

Continue Reading

UEFA Nations League

Foda për përballjen me Islandën: Gjasat janë 50-50, do të bëjmë gjithçka për të kaluar në Ligën

Published

on

Kombëtarja e Kosovës do të luajë kundër Islandës, në play-offin për promovim në Ligën B të Ligës së Kombeve.

Një gjë e tillë u vendos sot në shortin e tërhequr në selinë e UEFA-s në Nion të Zvicrës.

E nga selia e UEFA-s në Nyon të Zvicrës, përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda dha mendimet e tij të para rreth përballjes me Islandën.

“Nuk kishim asnjë ndikim në shortin e hedhur. Por tani jemi të lumtur për ndeshjen kundër Islandës. Unë personalisht nuk kam qenë kurrë në Islandë dhe Islanda ka një skuadër shumë të fortë. Por, edhe ne me Kombëtaren tonë, jemi aktualisht në një formë shumë të mirë, në një gjendje shumë të mirë. Mendoj se shanset janë 50 me 50 dhe do të bëjmë gjithçka për të kaluar në grupin B”, tha Foda.

Continue Reading

UEFA Nations League

Avokati i FFK-së: Rastin e rezultatit zyrtar do ta çojmë në Arbitrazh – shqiponja nuk u dënua

Published

on

UEFA mori vendim sot që fitorja në ndeshjen e braktisur nga Kosova kundër Rumanisë në Bukuresht, t’i takojë kësaj të fundit me rezultat zyrtar 3-0.

Federata rumune e futbollit në anën tjetër u dënua me rreth 130 mijë euro.

E avokati i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Taulant Hodaj, ka thënë se rasti i rezultatit zyrtar do të dërgohet në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS).

“Ky vendim poashtu ka vendosur që rezultati i ndeshjes të jetë 3:0 në favor të Rumanisë. Kjo pjesë e vendimit së bashku me disa shkelje tjera të Rumanisë që ende nuk janë marrë parasysh, konsideroj që mund të ndryshojnë në CAS, Lozanë në favor të Kosovës sepse kemi një numër të madh të shkeljeve dhe dënimet tashmë të vërtetuara ndaj Federatës Rumune që duhet të konstatojnë ndërprerjen e ndeshjes e jo veprimi i futbollistëve të Kosovës”, ka shkruar Hodaj në Facebook.

Ai tha se situata pas ndërprerjes së lojës “ka qenë shumë sfiduese”, por shtoi se fakti që lojtarët e Kosovës “patën të drejtë në veprimet e tyre dhe thirrjet ‘Kosova është Serbi’ dhe ‘Serbia Serbia’ u dënuan nga UEFA, e në anën tjetër bërja e shqiponjës me duar nuk u dënua, më bëjnë të ndihem mirë për këtë pjesë sepse shumica e pikave të ankesës të përgatitur nga ekipi ligjor I FFK-së është miratuar”.

Sipas Hodajt, ankesa e FFK-së përfshinte prova të qarta dhe argumente të pakundërshtueshme dhe se e njëjta ka luajtur një rol kyç në vënien para përgjegjësisë të palës rumune për gjuhën raciste, të urrejtjes dhe sjelljet diskriminuese.

Ky vendim, tha Hodaj, është vetëm një betejë për futbollin kosovar, por edhe një shembull që drejtësia mund të arrihet përmes përkushtimit të futbollistëve, angazhimit dhe përgatitjes profesionale të ekipit ligjor.

“Këto dënime ndaj Rumanisë përforcojnë rëndësinë e luftës kundër diskriminimit dhe racizmit në futboll dhe kudo tjetër. Për pjesën tjetër të vendimit rreth rezultatit do të bëjmë të pamundurën që edhe rezultati i ndeshjes të ndryshoj dhe të ashpërsohen dënimet ndaj Federatës Rumune dhe kujtdo tjetër që tenton me bë një gjë të tillë në raport Kosovën dhe futbollistët e saj”, potencoi avokati Hodaj.

Kosova e mbylli fazën e grupeve të Ligës së Kombeve në pozitën 2 në grup të Ligës C, ndërkaq Rumania në vendin e parë.

Kombëtarja jonë do të luajë në play-off me një prej ekipeve të pozicionuara në vendin e tretë të Ligës B, me synimin për të kaluar në Ligën B. Kundërshtari i Kosovës do të caktohet gjatë shortit më 22 nëntor.

Continue Reading

Lajmet në Trend

Copyright © 2021 LajmeSportive

Resize text