Connect with us

UEFA Nations League

Lucescu: S’jam i shqetësuar, nuk pres incidente

Published

on

0 0
Read Time:46 Second

Trajneri i ri i Rumanisë, Mircea Lucescu foli sot në konferencë për shtyp para ndeshjes Kosovë – Rumani, që luhet nesër në “Fadil Vokrri”.

Ai u shpreh se ekipi që ai drejton tashmë ka fituar një përvojë të madhe me paraqitjen në kampionatin europian “Gjermania 2024”.

“Është një ekip pak më ndryshe që nga hera e kaluar kur ishte këtu (për në Prishtinë). Rumania ka fituar më shumë përvojë që nga ajo kohë, pasi luajti edhe në kampionatin europian të këtij viti. Është një ekip tejet i motivuar dhe një ekip që është i gatshëm të jap gjithçka nga vetja për të kaluar në një nivel tjetër”, tha ai fillimisht.

Tutje, Lucescu, 79-vjeçar, foli edhe për atmosferën e mundshme që do t’i presë ata në “Fadil Vokrri”.

“Unë pres një atmosferë sportive. Ndeshja do të luhet në fushë. Nuk pres të ketë incidente, do të jetë 100% fair-play”, ka thënë trajneri rumun.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

UEFA Nations League

Liga e Kombeve, fitojnë Franca dhe Italia

Published

on

0 0
Read Time:48 Second

Franca ka shënuar fitore ndaj Belgjikës, derisa Italia me mund arkëtoi pikët e plota në udhëtim te Izraeli.

Sfida më interesant ishte padyshim mes Francës e Belgjikës, ku vendasit fituan me rezultat 2:0.

Didier Deschamps që befasoi të gjithë duke e lënë në stol Kylian Mbappen, doli të jetë i saktë në vendime, sfidë që e dominuan nga fillimi.

Kolo Muani i dha epërsinë Francës (29’), derisa Dembele e vulosi çështjen e fituesit (57’).

Në anën tjetër, Italia i arkëtoi pikët e plota me rezultat të ngushtë 1:2 në udhëtim te Izraeli.

“Azzurët” regjistruan fitoren e dytë radhazi, duke zhvilluar prapë një ndeshje të mirë, për ta mbajtur kreun në Ligën e Kombeve.

Për Italinë rrugën drejtë rrjetës e gjetën Davide Frattesi (38’) dhe Moise Kean (62’), derisa golin e vetëm për Izraelin e shënoi Abu Fani (90’).

Itali mbetet lider me gjashtë pikë, derisa Franca e Belgjika kanë nga tre sosh, kurse Izraeli qëndron në fund pa pikë.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Continue Reading

UEFA Nations League

Trajneri i Qipros pas humbjes ndaj Kosovës: Jemi shumë të zhgënjyer me rezultatin, kemi shumë probleme

Published

on

0 0
Read Time:54 Second

Trajneri i Qipros, Temur Ketsbaia analizoi humbjen 0-4 ndaj Kosovës.

“Jemi shumë të zhgënjyer me rezultatin dhe imazhin që patëm. Kur bën këto gabime, nuk mund t’i shmangesh humbjes.

Kemi problem sidomos në këtë periudhë, kur tani po fillojnë kampionatet. Lojtarët dhanë gjithçka që kishin në fillim. Nuk kemi luftuar dhe nuk kemi qenë konkurrues ndaj Kosovës.

Ne nuk ishim të freskët, nuk ishim ata që duhet të ishim. Shumë gjëra kanë faj, do të doja të ishte vetëm një.

Kishim edhe disa mungesa që mund të kishin dhënë diçka më shumë. Duhet të luani tri ndeshje në dy ditë dhe nëse nuk jeni gati, kjo tregon.

Është e vështirë, nuk ka qipriotë që luajnë në ligë. Kombëtarja nuk bazohet vetëm në 8 lojtarë, duhet të kesh më shumë.

Lojtarët që nuk morën pjesë, ishin më të mirë në fushë se të tjerët që morën pjesë.

Ka kaq shumë probleme sa nuk mund të thuash se çfarë është vetëm faji, gjëja më themelore është koha që kanë futbollistët qipriotë në ligë”, u shpreh trajneri i Qipros, Temur Ketsbaia.


Happy

Happy

0 %


Sad

Sad

0 %


Excited

Excited

0 %


Sleepy

Sleepy

0 %


Angry

Angry

0 %


Surprise

Surprise

0 %

Continue Reading

UEFA Nations League

“Federata e ka dhënë komunikatën”, Foda refuzon të komentojë përjashtimin e tre yjeve, flet vetëm për fitoren

Published

on

0 0
Read Time:2 Minute, 2 Second

Përzgjedhësi Franco Foda është ndarë i lumtur me fitoren ndaj Qipros, mirëpo ka refuzuar të komentojë përjashtimin e tre yjeve para ndeshjes.

Edon Zhegrova, Aro Muric e Florent Muslija u përjashtuan nga grumbullimi shkaku që thyen rregullat, megjithatë nuk është që u dhanë shumë detaje.

Pas fitores ndaj Qipros, Foda është pyetur për këtë situatë, sidoqoftë refuzoi të flet duke thënë se Federata ka publikuar komunikatën.

“Përjashtimi i tre yjeve? Federata e ka dhënë një komunikatë, unë dhe ekipi ishim fokusuar vetëm te ndeshja me Qipron”.

Ndërkohë, tekniku gjerman është ndarë i lumtur me fitoren e arritur dhe mënyrën si luajti skuadra, kurse komentoi edhe lëndimin e Vedat Muriqit.

“Kemi analizuar lojën e parë që Qipro e ka zhvilluar ndaj Lituanisë, ku fitoi me rezultat 1:0. Jemi fokusuar në përfundimin e aksioneve, më saktësisht si të luajmë në pjesën e tretë të fushës sepse Qipro është shumë kompakte. Por pasi shënuam herët golin e parë, e kishim më të lehtë të shënonim të dytin e pastaj të tretin dhe të katërtin”.

“Rrudhani luajti si mbrojtës, por t’iu kujtoj se është mesfushor i krahut, ndërsa nganjëherë luan edhe si sulmues. Por, kur kemi bërë analizën, kemi parë që kemi më shumë shpejtësi sidomos këto karakteristika që i ka Donati. Është shumë i mirë në rastet një kundër një, niset me shpejtësi të madhe prandaj vendosëm për ta”.

“Muriqi? Vedati ka shfaqur probleme të vogla edhe me Rumaninë, më pas në dy stërvitje nuk ka qenë me ekipin. Vendimi për të luajtur erdhi vonë, pra në mesditë kur bëri testimet e fundit. Por, në fundin e pjesës së parë ndjeu sërish dhimbje muskulore, prandaj e zëvendësuam”.

“Debutimi i Bujupit? Absolutisht Elioti ka treguar punë të madhe në stërvitje. Puna që ka bërë në stërvitje është arsyeja që i kemi dhënë minuta sonte. Është lojtar me potencial dhe besoj që e ardhmja e tij te Kosova është e madhe”.

“Patjetër duhet të tentojmë vetëm për fitore në muajin tetor, nëse duam të shpresojmë të përfundojmë të parët në grup. Duhet të kemi parasysh që kemi marrë përgjigje të mira nga futbollistët që kanë pasur ngritje në periudhën e fundit. Të shohim dhe të presim për lojtarët e ftuar për ndeshjet e tetorit”.

“E njëjta vlen për Lumbardh Dellovën, i cili ka qenë i lënduar në ditët e para dhe nuk ka stërvitur me skuadrën, por sonte e dëshmoi se është futbollist i rëndësishëm”.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Continue Reading

Lajmet në Trend

Copyright © 2021 LajmeSportive

Resize text-+=