Connect with us

Premier League

Londinezët kërkojnë të rimarrin kreun, publikohen formacionet zyrtare, Arsenal – Luton

Published

on

Arsenali do të kërkojë sonte që të rimarrë kryesimin në tabelë. 

Londinezët do të mirëpresin në Emirates skuadrën e promovuar në elitë këtë sezon, Luton. 

Topçinjtë humbën kreun e tabelës në fundjavën që shkoi, pas barazimit pa gola ndaj Man Cityt në Etihad, duke bërë që Liverpooli të marrë kryesimin pas fitores të së shtunës ndaj Brighton, shkruan Sinjali Sporti. 

Kësisoj, londinezët me një fitore do të kërkojnë që të paktën përkohësisht të rimarrin pozitën e parë, me një fitore potenciale sonte. 

Luton ndodhet në zonën e rënies nga liga, e pozicionuar në vendin e 18-të me 22 pikë.

Dy skuadrat tashmë kanë publikuar formacionet zyrtare, ndërkohë që Arsenali ka bërë 5 ndryshime për dallim nga ndeshja e fundit ndaj Man Cityt. 

Arsenal XI: David Raya; White, Saliba, Gabriel, Zinchenko; Odegaard, Partey, Smith-Rowe; Nelson, Havertz, Trossard. 

Luton Town XI: Kaminski; Kaboré, Hashioka, Onyedinma, Mengi, Doughty; Mpanzu, Barkley, Clark; Townsend, Morris.

Continue Reading

Premier League

Salah: Kjo mund të jetë ndeshja ime e fundit ndaj Cityt

Published

on

Mohamed Salah ende nuk e ka rinovuar kontratën e tij me Liverpoolin, kësisoj duke lënë të hapura spekulimet për të ardhmen e tij.

Pas fitores së Liverpoolit ndaj Manchester Cityt në “Anfield,” Salah bëri një deklaratë lidhur me situatën e tij.

“Sinqerisht, është diçka që më rri në mendje. Deri tani, kjo mund të jetë ndeshja ime e fundit ndaj Cityt me fanellën e Liverpoolit, prandaj thjesht desha ta shijoja,” tha Salah për “Sky.”

Ai shtoi: “Do të shijoj çdo sekondë këtu. Shpresojmë që ta fitojmë kampionatin dhe pastaj të shohim se çfarë do të ndodhë.”

Fati i Salah te Liverpooli mbetet ende i paqartë, ndërsa tifozët shpresojnë për një zgjidhje pozitive.

Continue Reading

Premier League

“Të Kuqtë” marshojnë drejt titullit kampion, Liverpool thellon në “Anfield” krizën e Manchester City

Published

on

Nuk mund të shkojë më keq.

“Qytetarët” e Manchester City kanë pësuar një tjetër disfatë të madhe, duke humbur kështu sfidën e 4-t radhazi, në elitën e futbollit anglez, Premier League, ku këtë herë u përballën me “gjigant” të “ishullit” siç janë edhe “Të Kuqtë” e Liverpool.

Pretendentët absolut për titullin kampion nuk bënë asgjë gabim në mitikun e “Anfield”, duke arritur të shënojnë dy herë në portën e Ortega, fillimisht me anë të Cody Gakpo, në minutën e 12’-të e më pas falë “faraonit” egjiptian, i cili i dha kundërshtarëve goditjen e “knock out”-it, pas ekzekutimit të një 11-metërshi në minutën e 78’-të.

Falë këtij triumfi, Liverpool shkon tashmë në kuotën e 34 pikëve, duke qëndruar plot 9 pikë nga vendet 2 e 3, Arsenal e Chelsea, ndërsa Manchester City bie në vendin e 5-të me 23 pikë. /i.m /abcnews.al

Continue Reading

Premier League

Chelsea mahnitëse, triumfon ndaj Aston Villas

Published

on

Chelsea ka vazhduar me formën e jashtëzakonshme, duke triumfuar bindshëm në shtëpi ndaj Aston Villas.

“Blutë” i arkëtuan pikët e plota me një fitore komode 3:0 midis “Stamford Bridge”.

Nicolas Jackson pas vetëm shtatë minutave lojë i dha epërsinë Chelseas me një gol nga afërsia.

Ndërsa, ishte mesfushori Enzo Fernandez që dyfishoi avantazhin pas një asistimi të bukur të Cole Palmer (36’).

Chelsea vazhdoi të dominojë në përgjithësi dhe fitoren e vulosi Palmer në fund me një eurogol, goditje e cila e la portierin kundërshtar të shtangur (83’).

Pas kësaj fitore, Chelsea renditet në pozitën e tretë me 25 pikë kurse Villa qëndron në vendin e 12-të me 19 sosh.

Continue Reading

Lajmet në Trend

Copyright © 2021 LajmeSportive

Resize text