Ylli i Napolit, Kvicha Kvaratskhelia, është shpallur lojtari më i mirë i muajit gusht në Serie A.
21-vjeçari nga Gjeorgjia ka pasur një fillim sensacional të karrierës së tij me Napolin.
Ai dhuroi shfaqje në fitoren 4-1 ndaj Liverpoolit në Ligën e Kampionëve të mërkurën, duke kontribuar me një asistim dhe duke torturuar mbrojtësit e Reds.
Ndikimi i tij në Serie A ishte edhe më i madh, në pesë ndeshje, kontribuoi me katër gola dhe një asistim.
Kvaratskhelia tashmë është shpallur Lojtari i Muajit nga AIC (versioni italian i PFA).